E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie numri i vdekjeve dhe i personave që sëmuren me tuberkuloz

Shifrat e reja po ashtu tregojnë se numri i të vdekurve nga kjo sëmundje ka rënë në nivelin më të ulët në një dekadë. Kjo vjen falë përparimit të madh të bërë në Kinë, Kenia dhe Tanzani.

Por, nga ana tjetër Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se bllokimi i fondeve kërcënon progresin, veçanërisht në lidhje me multi-medikamentet rezistente ndaj tuberkulozit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, i cituar nga BBC, thotë se nuk ka arsye për vetëkënaqësi.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shifrat përfaqësojnë një arritje të rëndësishme në luftën kundër sëmundjes që infekton një të tretën e popullsisë së botës, edhe pse vetëm një pjesë e vogël sëmuret si rezultat i saj.

Gjithsesi, tuberkulozi zhvillohet në miliona persona çdo vit, dhe shumë prej tyre humbin jetën. Numri i personave që humbën jetën nga tuberkulozi arriti në 1.8 milionë në vitin 2003, teksa në vitin 20010 ka rënë në 1.4 milionë persona.

OBSH-ja bëri me dije se progres spektakolar është bërë në Kinë, ku numri i vdekjeve nga tuberkulozi ka rënë me 80% nga viti 1999 në vitin 2010./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-11 17:20
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›