Kryeministri Thaçi, uron homologun e tij turk Erdogan

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan, për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të Turqisë. Ky njoftim erdhi nëpërmjet zyrës për informim të qeverisë së Kosovës.
Në letrën dërguar Erdoganit, kryeministri Thaçi rithekson angazhimin e ekzekutivit kosovar për forcimin e marrëdhënieve me qeverinë e drejtuar nga kryeministri turk.
“Republika e Kosovës është dhe do të vazhdojë të jetë mirënjohëse për mbështetjen e gjithanshme që Republika e Turiqisë i ka dhënë Kosovës në momentet më vendimtare”, thuhet me tej në deklaratë.