E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK: Qeveria përdorë policinë për ruajtjen e pushtetit

Grupi i ekspertëve për siguri i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kundërshtuar memorandumin për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Forcës së Sigurisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.
 

Sipas këtij grupi, tendencat për këtë memorandum implikon tendencë të rrezikshme që mund të shfaqet në shtetet jodemokratike.
Gazmend Muhaxheri, udhëheqës i grupit për siguri të LDK-së ka ftuar ministrat Agim Çeku e Bajram Rexhepi të rishikojnë përmbajtjen e këtij dokumenti, duke larguar të gjithë fjalorin që rrezikon të ardhmen e FSK-së, që bie ndesh me Kushtetutën, ligjet dhe kompetencat e institucioneve që ata përfaqësojnë.
 

Muhaxheri ka kundërshtuar edhe krijimin e Agjencisë kundër terrorizmit dhe Agjencinë kundër krimit në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, për të cilat janë ndarë 300 mijë euro dhe që sipas tij, nuk kanë mbikëqyrje parlamentare.
 

Që nga ardhja në pushtet e Hashim Thaçit, e gjithë struktura organizative e policisë së Kosovës ka pësuar ndryshime drastike, e në veçanti shtylla kundër krimit”, ka deklaruar Muhaxhiri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›