"Kryeministri, bashkepunim me opoziten ne Parlament"
Integrimi ne Bashkimin Evropian kerkon angazhimin e Parlamentit dhe te Kryeministrit. Kjo eshte direktiva qe jep komisioneri i Zgjerimit ne Komisionin Evropian, Oli Rehn permes nje letre derguar disa dite me pare, ku uron kryeministrin Berisha, per riemerimin e tij ne krye te qeverise se re. Sipas tij, tani qe zgjedhjet u permbyllen, ne perputhje me pjesen me te madhe te angazhimeve te OSBE-se, qeveria ka perpara keni sfida te rendesishme, ne menyre qe te perparohet me axhenden e reformave. "Parlamenti dhe Kryeministri kane nje rol thelbesor ne kete kontekst. Ju inkurajoj ju, i dashur z.Kryeminister, si edhe qeverine tuaj te re, te punoni se bashku me opoziten ne Parlament, ne cuarjen perpara te axhendes se reformave evropiane", rekomandoi ai. Njeheresh, Oli Rehen, shpreh besimin se "te gjithe lideret politike, ne vend do te zhvillojne nje dialog konstruktiv ne mbeshtetje te reformave. Pres qe ky dialog i rivendosur te reflektohet ne zgjedhjet e ardhshme, ne perputhje me rekomandimet e OSBE-se". Nderkohe ai nenvizon se Shqiperia ka treguar gatishmerine e saj, per ecjen perpara, drejt rruges se Integrimit Evropian. Marreveshja e Stabilizim - Asociimit ka hyre ne fuqi dhe po zbatohet mire. Por sipas tij, anetaresimi ne BE dhe liberalizimi i vizave kerkojne perpjekje te metejshme. "Ju keni aplikuar per anetaresim ne BE. Gjithashtu, progres i mire eshte arritur ne plotesimin e standardeve per liberalizimin e vizave, por nevojiten perpjekje te metejshme", thekson Rehn. Por sipas tij, Komisioni mbetet i angazhuar per te mbeshtetur Shqiperine, ne rrugen e saj drejt Bashkimit Evropian.