E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gati të investoj, nëse Berluskoni e shet Milanin"

Rezart Taçi vazhdon të këmbëngulë për të investuar në klubet elitare në Itali. Pasi u tërhoq në momentet e fundit nga blerja e Bolonjës në Serinë A, biznesmeni shqiptar vazhdon të shprehë dëshirën për t‘u bërë numri 1 i Milanit. Ai "lëshon" sfidën për Berluskonin dhe nuk e fsheh këtë ambicie: "Si Berluskoni, ashtu edhe Galiani e kanë të qartë se nëse vendosin të shesin pjesën më të madhe të aksioneve të Milanit, ose një paketë të konsiderueshme të klubit, kompania ime është e gatshme t‘i blejë", deklaroi Taçi. "Ëndërroj të bëhem pjesë e klubit. Milani mbetet prioriteti im, por nuk i përjashtoj alternativat e tjera". Ndërkohë, ai ka folur edhe për edicionin e ardhshëm të trofeut "Taçi Oil Albania Reads", duke pohuar: "Kemi theksuar se dëshirojmë që ky aktivitetet të shndërrohet në traditë. Edicioni i radhës mund të zhvillohet në shkurt 2010, ku përveç Milanit në Tiranë mund të vijë edhe Reali i Madridit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›