Kriza, kambanë alarmi për Ballkanin, Shqipëria rritet vetëm 0.4%
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal publikon treguesit ekonomikë të rajonit. Treguesit më këqij për vendin tonë janë deficiti tregtar dhe ai fiskal
Albert Gjoka
Deri në vitin 2010 ekonomitë e vendeve të rajonit do të kalojnë momente të vështira për shkak të krizës ekonomike. Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal me qendër në Sarajevë publikoi dy ditë më parë treguesit ekonomikë, ku vetëm Shqipëria po arrin t’i shpëtojë recesionit ekonomik. Duke iu referuar të dhënave zyrtare të Fondit Monetar Ndërkombëtar, treguesit ekonomikë flasin për një rritje të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto në masën 0.4 për qind këtë vit, ndërsa në vitin pasardhës në masën 2 për qind. Kjo përqindje shënon nivelin më të lartë në të gjitha vendet e rajonit. Raporti merr në shqyrtim të dhënat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2009 dhe parashikimet e ekspertëve. “Aktualisht, të gjitha ekonomitë e rajonit janë duke u prekur thellësisht nga kriza ekonomike botërore”, - thotë informacioni i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Sipas tij, “prodhimi industrial është kontraktuar thelbësisht, është rritur papunësia dhe ka rënë tregtia ndërkombëtare”. Por, ekspertët pohojnë se “në shumicën e vendeve, inflacioni dhe deficiti fiskal pritet që të mbahen në kontroll”. Përpiluesit e treguesve ekonomikë të rajonit thonë se qëllimi i publikimit të këtyre të dhënave është për të pasur një informacion të përditësuar krahasues mbi aspektet e ndryshme të zhvillimeve në Europën Juglindore.
Rritja ekonomike
Kriza ekonomike i ka vënë fre rritjes së zhvillimit ekonomik në vendet e rajonit pas disa vitesh progres të konsiderueshëm. Thuajse të gjitha vendet kanë kaluar në recesion të thellë, por vetëm viti 2010 pritet të shënojë përmirësim të disa treguesve. Duke iu referuar statistikave, Shqipëria, gjatë vitit 2009, pritet të ketë një rritje me 0.4 për qind. Ajo ndodhet fare pranë zonës kritike. Në ndryshim nga deklarimet dhe parashikimet e bëra nga qeveria, ky është viti më i vështirë, pas rritjes prej 6.8 përqindësh që pati vitin e kaluar. Uljen më të madhe e kanë shënuar Turqia, Moldavia, Bosnjë-Hercegovina dhe Kroacia. Në zonën e “ngrirjes” janë edhe Greqia, Serbia dhe Maqedonia. Viti 2010 pritet të lërë në rritje negative me minus tri prej shteteve të rajonit, ndërsa rritjen më të madhe ekonomike parashikohet ta ketë Shqipëria, në masën 2% (Për më shumë, shih tabelat për parashikimin e rritjes ekonomike, të përgatitura nga FMN-ja).
Treguesit e tjerë
Studimi krahasues mes vendeve të rajonit, i përgatitur nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, sjell treguesit edhe për inflacionin, deficitin tregtar, deficitin fiskal, të dhënat për importet dhe eksportet. Thuajse të gjitha vendet e rajonit do të arrijnë të mbajnë në kontroll inflacionin. Më të lartin e ka Turqia, me 6.9 për qind, ndërsa më të ulëtin, Maqedonia, me 1%. Vendi ynë ka tregues të inflacionit në masën 1.5 për qind, ndërsa në vitin 2010 ai pritet të arrijë në 2.2 për qind. (Për më shumë shih tabelën për inflacionin). Deficiti buxhetor në Shqipëri pritet të arrijë në -11.3%, ndërsa në vitin 2010 do të ulet deri në masën –7.4. Krahasuar me shtetet e tjera të rajonit, treguesit janë më të ekuilibruar. Ndërsa deficiti fiskal përllogaritet ndër më të lartit mes shteteve të përfshira në studim. Gjatë 2009-s do të jetë -3.9, ndërsa në vitin pasardhës përllogaritet -3.3%. Pikat më të dobëta të ekonomisë së Shqipërisë kanë të bëjnë me performancën e importeve dhe të eksporteve. Të dhënat flasin për rritje të deficit tregtar dhe për ulje të ndjeshme të eksporteve. Kjo ka ndodhur për shkak të uljes së fuqisë blerëse nga tregjet perëndimore, dobësim të konkurrueshmërisë dhe mungesë likuiditetesh nga kompanitë vendase.
Tri sugjerimet
“Në përfundim mund të thuhet se kriza aktuale ekonomike botërore është duke u varur si një kambanë mbi shtetet e Europës Juglindore. Për këtë është e nevojshme për qeveritë e rajonit që të përpiqen për të lehtësuar sa më shumë të jetë e mundur ndikimin e lartë të saj mbi ekonominë reale. Po ashtu propozohet mbajtja në kontroll e inflacionit dhe garantimi i stabilitetit në sistemin makroekonomik dhe financiar. “Megjithatë, masat afatshkurtra nuk duhet të ndërhyjnë te vazhdimi i reformave afatgjata që janë të nevojshme për të arritur rritjen e qëndrueshme”, - përfundon raporti vlerësues për ekonomitë e rajonit.
Rritja ekonomike
2007 2008 2009 2010
Shqipëria 6.3 6.8 0.4 2
Bosnje dhe Herc. 6.8 5.5 -3 0.5
Bullgaria 6.2 6 -2 -1
Kroacia 5.5 2.4 -3.5 0.3
Maqedonia 5.9 5 -2 1
Greqia 4 2.9 -1.7 -0.4
Moldavia 4 7.2 -3.4 0
Mali i Zi 10.7 5 -2.7 -2
Rumania 6.2 7.1 -4.1 0
Serbia 6.9 5.4 -2 0
Turqia 4.7 1.1 -5.1 1.5
Burimi: Parashikimi ekonomik botëror (FMN), prill 2009
Inflacioni
2007 2008 2009 2010
Shqipëria 2.9 3.4 1.5 2.2
Bosnje dhe Herc. 1.5 7.4 2.1 2.3
Bullgaria 7.6 12 3.7 1.3
Kroacia 2.9 6.1 2.5 2.8
Maqedonia 2.3 8.3 1 3
Greqia 3 4.2 1.6 2.1
Moldavia 12.4 12.7 2.6 4.7
Mali i Zi 3.5 9 1.7 -0.2
Rumania 4.8 7.8 5.9 3.9
Serbia 6.5 11.7 10 8.2
Turqia 8.8 10.4 6.9 6.8

Deficiti buxhetor (% e PPB)
2007 2008 2009 2010
Shqipëria -9.1 -13.5 -11.3 -7.4
Bosnjë e Herceg. -12.7 -15.0 -9.3 -9.2
Bullgaria -25.1 -24.4 -12.3 -3.6
Kroacia -7.6 -9.4 -6.5 -4.1
Maqedonia -7.2 -13.1 -14.1 -12.6
Greqia -14.1 -14.4 -10.9 -10.4
Moldavia -17.0 -19.4 -19.4 -16.6
Mali i Zi -29.3 -31.3 -23.2 -16.7
Rumania -13.9 -12.6 -7.5 -6.5
Serbia -15.3 -17.3 -12.2 -11.3
Turqia -5.8 -5.7 -1.2 -1.6

Deficiti fiskal (% e PPB)
2007 2008 2009 2010
Shqipëria -3.9 -5.2 -3.9 -3.3
Bosnja e Herceg. -0.1 -4.0 -4.7 -4
Bullgaria 3.5 3.0 1.4 1.5
Kroacia -1.3 -0.9 -2.2
Maqedonia 0.6 1.5 0.0 0.0
Greqia -3.6 -5.0 -6.2 -7.6
Moldavia -0.2 0.0 -0.5 -0.5
Mali i Zi 6.5 1.5 -6.2 -7.9
Rumania -3.1 -4.9 -4.5 -3.6
Serbia -1.8 -2.5 -3.0 -2.6
Burimi: Raporti i FMN-së për shtetet, 2008-2009
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.20%
12M 12-mujor 7.83%
6M 6-mujor 6.83%
3M 3-mujor 5.92%
1M 1-mujor 5.64%
1Ë njëjavor 4.91%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.93%
1Ë njëjavor 6.43%
o/n njëditor 6.35%
12M 12-mujor 9.48%
6M 6-mujor 8.34%
3M 3-mujor 7.41%
Burimi: BSH, përditësimi i fundit: 18.09.2009
REAGIMI
Malaj: “E parakohshme futja e euros në ekonominë shqiptare”
TIRANË – Heqja nga qarkullimi e monedhës tonë dhe futja e euros konsiderohet e parakohshme nga ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj. Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Berisha dhe qëndrimeve të shprehura nga disa ekspertë, zoti Malaj thotë se “vendi duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe më pas të hyjë në eurozonë”. Ai kujton faktin se vetëm 16 nga 27 vende të Bashkimit Europian janë bërë pjesë e eurozonës. Ai thotë se qeveria duhet të mendojë njëherë për të treguar kujdes me politikat fiskale dhe reduktimin e shpenzimeve buxhetore, më pas të shtrojë për diskutim ide të tilla si euroizimi i ekonomisë shqiptare. “Zëvendësimi i monedhës kombëtare shoqërohet me efekte negative, prandaj shumë shtete hezitojnë të bëhen pjesë e eurozonës, edhe pse janë në BE”, - thotë ish-ministri Malaj. Eksperti i ekonomisë thotë se “në vende si Shqipëria, ekonomia e së cilës ka nevojë për investime, rrjedhimisht, kjo shoqërohet edhe me deficite të larta buxhetore”. Tri ditë më parë kryeministri Berisha hodhi idenë për përshpejtimin e procesit të futjes së euros në vend të lekut. Kjo për shkak të presioneve të mëdha që po ushtron monedha europiane mbi ekonomi të tilla si Shqipëria. Në të njëjtën ide është edhe ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli, sipas të cilit, ky do të ishte një hap që do të zbuste edhe pasojat e krizës financiare botërore.
21 Shtator 2009