BE: Mbeshtetje Shqiperise per integrimin
Ne kancelarite evropiane, gjithnje e me shume eshte shtuar presioni per hapjen e procesit te liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen, si dhe pershpejtimi i integrimit per keto dy vende. Komisioneri per drejtesine dhe sigurine evropiane Zhak Barrot eshte perballur disa dite me pare, ne Keshillin e Parlamentit Evropian, me kerkesat e eurodeputeteve ne tre oret e debatit qe te merrej nje vendim politik per heqjen e vizave edhe me Shqiperine, Bosnje Hercegovinen dhe Kosoven, duke nisur nga 1 Janari i vitit 2010. Barrot ka theksuar se keta njerez nuk jane te harruar, dera eshte e hapur per ta. Ne nuk po i diskriminojme shqiptaret e boshnjaket, theksoi Barrot. "Si evropiane kemi rregulla dhe vlera per te mbrojtur sigurine e qytetareve tane ndaj na duhet te jemi sa me objektive dhe te drejte ne kete vendimmarrje. Ne muajin Tetor, Komisioni Evropian pret te dhena konkrete per realizimin e kritereve teknike per heqjen e vizave nga ministrat e brendshem te Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines", tha ai. Per te cilin, BE shpreson qe tre vendet ballkanike te shfaqin progres te dukshem ne fusha si drejtesia dhe punet e brendshme ne leshimin e nje numri sa me te madh te pasaportave biometrike, ne luften ndaj krimit te organizuar, kunder korrupsionit e trafiqeve ilegale. BE, ne deklaraten e Presidences se saj, zotohet se do te vazhdoje te mbeshtese Shqiperine ne kete proces te rendesishem, duke e ndihmuar qe te ec perpara ne integrimin evropian. Deklarata e Presidences se Bashkimit Evropian, vjen vetem disa dite pas deklaratave te njepasnjeshme te ministrit te Jashtem suedez, Karl Bild qe mban dhe presidencen e radhes se BE dhe nga komisionari per zgjerim i Komisionit Evropian, Oli Rehn, te cilet kane vleresuar standardet e zgjedhjeve, referuar Raportit, duke deklaruar se tashme Shqiperia eshte shume afer integrimit ne bashkimin Evropian