E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kutite, jo prone e qeverise

Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka deklaruar dje se kutite ku fshihet vota e vertete, nuk jane prone e qeverise, por e qytetareve qe shprehen vullnetin e tyre me 28 qershor. Deklarata e kryesocialisti u be gjate fjales se tij te mbajtur ne takimin e organizuar me grate socialiste me rastin e 8 marsit. "Politika ka ngecur tek kutite sepse aty jane rrenjet e krizes. Aty grinden dy pale. Ne nuk kerkojme nje te drejte prone dhe pala tjeter nuk mund t'i mbaje peng ato sepse s'do qe t'ia jape opozites", theksoi Rama. Sipas tij, ne ato kuti jane shpresat dhe aspiratat e atyre qe me 28 qershor hodhen ne leter shprehjen e nje vullneti sovran, qe eshte vullneti i popullit. Duke vijuar me tej, ai tha se qeverisja e mire dhe demokracia arrihen atehere kur qeveria kujdeset per qytetarin dhe jo atehere kur ajo tjeterson vullnetin e tij. Per kreun e opozites, eshte shume e rendesishme qe te mos harrohet se ne demokraci cilesia e qeverisjes lidhet me nevojen e pashmangshme te qeverise per t'u kujdesur per qytetarin. "Cfaredo qe te beje ne kundershtim me interesat e qytetarit, qeveria do te duhet ta paguaje diten kur qytetari hedh opinionin e tij per qeverine dhe nese qeveria merr voten kur qytetari s'ia jep, atehere marredhenia qeveri-qytetar kthehet ne nje marredhenie te tjetersuar", deklaroi kryetari i Partise Socialiste. Me tej, duke folur per festen e grave, Rama tha se kete vit 8 marsi i gjen grate, ne vecanti nenat shqiptare, te zhytura ne nje krize ekonomike, e cila, sic tha ai, ka ardhur si pasoje e keqqeverisjes. "Ky nuk eshte nje 8 mars si shume te tjeret, por nje 8 mars qe e gjen Shqiperine ne nje krize ekonomike, qe rendon mbi supet e grave shqiptare", theksoi ne fjalen e mbajtur perpara grave socialiste, Edi Rama. Sipas tij, jane nenat e cdo familjeje qe perballen te parat me faturen e energjise, me rritjen e cmimit te ushqimit, sepse jane ato qe gatuajne dhe ushqejne femijet". Ai tha se Partia Socialiste eshte per nje shoqeri te drejte per cdo njeri, pavaresisht gjinise, fese apo ngjyres se lekures. "Jam i kenaqur qe politika e re ka nxjerre perfaqesimin e gruas ne Parlament, por kjo nuk eshte shume", vijoi kryesocialisti. Lideri i opozites theksoi nevojen e rritjes se perfaqesimit te grave ne te gjitha institucionet e vendit. Ai nenvizoi se Partia Socialiste do te kete nje projekt per riaktivizimin e rolit te gruas dhe nje qasje te re jo vetem organizative por edhe programore. Ne kete takim, ka mbajtur fjalen edhe deputetja socialiste, Arta Dade, e cila tha se roli i grave ne politike eshte i madh dhe se zeri i tyre do te degjohet me fort. Kjo, sipas saj, eshte sfida me e madhe per grate socialiste ne parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›