Topi: Opoziten nuk e presim me, s'mbetemi peng
Rozeta Rapushi
Vullnet politik per te kaluar krizen politike, per te mos cenuar rrugen e Shqiperise ne integrimin evropian. Konkret dhe i prere, Presidenti Bamir Topi, kerkoi dje nga forcat politike ne vend, qe te dalin nga debati politik i dites dhe te mendojne per Shqiperine dhe shqiptaret, procesin e liberalizimit te vizave dhe integrimin e vendit. Ne mbledhjen e Keshillit te Larte te Drejtesise, kreu i shtetit i beri thirrje partive politike, ne menyre te vecante deputeteve socialiste, qe te votojne projektligjet pjese e reformes ne drejtesi, si shume te rendesishme ne rrugen integruese te vendit. Ne te kundert ai eshte shprehur se nuk mund te prese me ne realizimin e procedurave qe duhet t'i kishte bere me kohe. Ne mbledhjen e djeshme te KLD, Presidenti Topi theksoi se duke respektuar nevojen e Parlamentit qe te beje zgjedhje me pranine e te gjithe anetareve te vet, disa procedura, te cilat ai duhet t'i kishte realizuar prej kohesh, i kam mbajtur dhe nuk i ka paraqitur. "Une duke respektuar edhe nevojen qe Parlamenti te beje zgjedhje me pranine e te gjithe anetareve te vet, disa procedura, te cilat duhet t'i kisha realizuar prej kohesh, i kam mbajtur, nuk i kam paraqitur. Por ju siguroj qe Institucioni i Presidentit te Republikes nuk mund te mbese dipendent i vullneteve politike per ceshtje te caktuara. Partite politike kane te drejten e plote per sjelljen e tyre politike, por une bej edhe nje here apelin, qe qendrimet politike jane vertete eskluzivitet i subjekteve politik, por jane disa ligje te qenesishme, mjaft te rendesishme per vendin, te cilat domosdoshmerish, per shkak te saj qe trajton Kushtetuta duhet patjeter nje lloj bashkepunimi per te dale nga kjo situate, ku disa struktura te sistemit te drejtesise patjeter qe kane ngelur keshtu", theksoi Topi. Ai ka lene per te kuptuar se dy institucionet qe jane me vende vakante, Kushtetuesja me 6 vende dhe Gjykata e Larte, 2 vende, meqenese anetaret zgjidhen me shumice te thjeshte s'mund te qendrojne me gjate ne pritje te kompromisit. Njeheresh Topi nuk ka munguar te beje apel ne drejtoje nje thirrje politikes per dialog. "Une do te beja nje apel, nuk eshte apel i ri, eshte nje apel i perseritur, per t'i bere thirrje politikes, legjislativit qe te shkoje pertej debatit te dites. Te shohe me larg, sepse integrimi i vendit, procesi i shumedeshiruar i levizjes se lire te njerezve eshte i varur ne menyre te vecante nga reformat dhe sidomos reformat ne fushen e drejtesise", tha Topi, tashme jashte rolit te negociatorit mes PD-PS. Sipas tij, per votimin e projektligjeve te drejtesise, qe kerkojne numrin prej 84 votash, eshte i nevojshem patjeter vullneti politik, qe duhet te shprehet sa me pare nga partite politike. Duke qene se sistemi i drejtesise, ka mbetur peng i disa vullneteve politike, sipas Topit. "Duhet te kuptojme qe Shqiperia eshte ne nje faze jashtezakonisht te rendesishme, eshte ne fazen finale, pra atij absorbimi qe do te beje familja evropiane per Shqiperine, por sistemi i drejtesise mbetet ne nje moment ngecjeje perderisa disa ligje shume te rendesishme i kane imponuar ketij sistemi qe te qendroje ne pritje", vijoi kreu i shtetit. Shumica e cilesuar prej 84 votash kerkohet per ligjin qe ka te beje me ceshtjet e Konferences Gjyqesore, ligjin e Gjykates Administrative si dhe ligji per profilizimin e Gjykates se te Miturve, ligje qe kane mbetur peng i mungeses se vullnetit politik.