E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqja: Premtimet e qeverise per pagat dhe pensionet, nje demagogji

Partia Socialiste vleresoi dje se sa me shume analizohet buxheti, aq me shume del ne pah sa e genjeshtert ka qene propaganda e Sali Berishes, gjate gjithe vitit 2009. Permes nje komunikimi per mediat, deputeti i kesaj partie, Ilir Beqja, tha se "perpjekjet per te mashtruar votuesit shqiptar me rritje pagash e pensionesh dy muaj para zgjedhjeve, po provohen se kane qene te rreme". "Sali Berisha e ka ditur qe ne fillim qe propaganda e tij ishte mashtrim, prandaj ne 28 qershor zbatoi skemen e Ruzhdieve", u shpreh Beqja. Ai paraqitur gjithashtu te dhena, qe sipas tij, informojne opinionin publik per te vertetat e realizimit te buxhetit te shtetit te vitit te shkuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›