E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK: Protestat, jo zgjidhje për problemet

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës ka përsëritur sërish qëndrimin e saj se protesta e paralajmëruar e së shtunës, e Lëvizjes “Vetëvendosje”, nuk është rrugë për zgjidhjen e problemeve ekzistuese në raportet midis Kosovës dhe Serbisë.

"Cënimi i lirisë së qarkullimit, bllokimi i rrugëve, mbyllja e vendkalimeve kufitare, tensionimi i mëtejshëm i situatës politike në vend, synimi për të marrë ligjin në dorë, zhvendosja e përqëndrimit të qytetarëve të Kosovës dhe e politikës kosovare në të vetmen ngjarje, çfarë është kjo e ditës së nesërme, janë vetëm disa prej pasojave të këtij veprimi të Lëvizjes Vetëvendosje", thuhet në komunikatën e AAK-së.

Vetëvendosje ka paralajmëruar se të shtunën do të bllokojë hyrjen e mallrave nga Serbia në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›