Xhentilini: Bllokimi, jo në dobi të Kosovës

“Veprimi i planifikuar për të bllokuar lëvizjen e lirë të mallrave në dy pikë-kalimet nuk do të jetë i dobishëm për të ardhmen e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe nuk do të ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë”.
Ky është mesazhi që përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Xhentili, ika lëshuar për drejtuesit e “Vetëvendosjes”, njëherësh organizatorë të protestës së 14 janarit në Merdare dhe në Dheun e Bardhë.
“Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm drejt përmbushjes së standardeve dhe çdo veprim që synon t`i rrisë pengesat, në vend që t`i ulë ato, rrezikon që të minojë këtë progres”, ka thënë Xhentilini.
Ai i ka inkurajuar të gjithë që të përmbahen nga veprimet që kanë për qëllim pengimin e ndonjë prej këtyre lirive, për arsye se “veprime të tilla do të përfaqësojnë vetëm një kthim prapa në axhendën evropiane”.
Vetëvendosje ka paralajmëruar se të shtunën do të bllokojë hyrjen e mallrave nga Serbia në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.