E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’kanë hise?

Deklaratat e Myzejene Selmanajt se AKR’ja do ta braktisë Qeverinë nëse nuk i jepet edhe një ministri, nuk janë pritur mirë nga zyrtarët e tjerë të kësaj partie. Ata thonë se kjo çështje është në duar të Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit. Burime të Expressit thonë se, me emërimin e Shpend Kallabës në postin e Ambasadorit të Kosovës në Bullgari, partneri i vogël i koalicionit nuk do të kërkojë më tepër hise në Ekzekutiv.

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit duket se nuk do të marrë edhe një ministri, siç po kërkojnë zyrtarët e kësaj partie kohë pas kohe.

Sipas burimeve të Gazetës Express, marrëveshja e koalicionit qeverisës ndërmjet dy partive është përmbushur me dhënien e postit diplomatik për Shpend Kallabën, i cili nuk ka asnjë muaj që është propozuar për Ambasador në Bullgari.

“Një ish-zyrtar i lartë i kësaj partie, do të shërbejë si Ambasador në Bullgari. Kjo ka qenë edhe kërkesë e Behgjet Pacollit për Kryeministrin Thaçi. Prandaj, AKR’ja nuk do të kërkojë Ministri shtesë në Qeveri”, ka thënë një zyrtar i lartë i Qeverisë, në kushte anonimiteti për Express.

I njëjti zyrtar ka thënë se është përfolur edhe për disa pozita të reja për AKR’në nëpër bordet ekzekutive të ndërmarrjeve publike, për të cilat Qeveria ka hapur konkurs muaj më parë.

“Ka pasur fjalë për pozita nëpër bordet ekzekutive”, ka thënë burimi.

Por, qëndrime të tjera jepen nga deputetja e AKR’së, Myzejene Selmani.

E kontaktuar nga Expressi, Selmani është shprehur e bindur se po flet në emër të partisë së saj.

“Të lutna, unë qëndrimin e familjes teme nuk e barti në Kuvendin e Kosovës, por të Partisë. Ne e kemi mbajtë mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe Këshilli kërkon që të zbatohet marrëveshja pikë për pikë”, ka thënë ajo.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›