E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova mbetet pengesa kryesore në rrugën e Serbisë drejt BE-së

Statusi i pazgjidhur i Kosovës mbetet pengesa kryesore në rrugën e Serbisë drejt BE, vlerësoi analistja nga Qendra për studime evropiane e Brukselit (EPC). ”BE nën sqetullat e veta nuk do te pranoj vendete me probleme te pazgjidhura. Nuk do të përsëritet përvoja e Qipros, ishullit të ndarë që më 2004 është bërë anëtarë”, tha Rosa Balfour për Euro Aktiv.

Edhe tani kur Qiproja është anëtarësuar në BE nxitja për zgjidhjen e problemet është tretur, por ai problem mbete matej pengesë në punën e BE, tha Balfour, duke theksuar se ajo përvojë nuk do të përsëritet.

Fati i raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës në BE varet nga dialogu i zgjidhjes së problemit, theksoi Balfour, duke përmend se kjo ndoshta duket paradoksale. ”Zgjidhja paqësore e konfliktit dhe kontesteve, kjo është esenca e integrimeve evropiane. Për shkak të dobisë nga anëtarësimi në BE duhet përpihet edhe ajo që mund të ketë shije të hidhët, në rrugën e zgjedhjes së problemeve, te pazgjidhura”, ka thënë Balfour.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›