Kryeministri bullgarëviziton Maqedoninë
Shkup - Kryeministri bullgar, Sergei Stanishev, po zhvillon një vizitë zyrtare në Maqedonisë, ku sot do të pritet nga homologu i tij maqedonas, Nikolla Gruevski. Sipas një njoftimi për shtyp nga zyra e kryeministrit maqedonas, bëhet e ditur se pas takimit, dy kryeministrat do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ekonomik mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Marrëveshjen do ta nënshkruajnë ministrat respektivë të Ekonomisë, Fatmir Besimi dhe Petar Dimitrov. Kryeministri bullgar do të ketë takime edhe me presidentin Branko Cërvenkovski dhe me kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski.