Filipine; 23 viktima nga përmbysja e një motobarke
Manila - Të paktën 23 humbën jetën dhe 26 u deklaruan të zhdukur, pasi një motobarkë u përmbys në det pranë brigjeve veriore të Filipineve, ndërkohë që 50 të tjerë kanë mbijetuar nga aksidenti. Autoritet bëjnë të ditur për media se shkak për ndodhjen e aksidentit kanë qenë rrymat e fuqishme detare në qytetin Aparri të provincës Cagayan, rreth 400 kilometra në veri të Manilës. 'Roja Bregdetare, marina dhe trupat e forcave ajrore po vazhdojnë me operacionet e kërkim-shpëtimit.