Blloku A5 jashtë funksionit, 130 megavat nga importi

Prishtinë, 15 Dhjetor, 11:00, NOA - Korporata Energjetike e Kosovës, është duke furnizuar konsumatorët 24 me 0, megjithëse kjo është opsionale për kategorinë B dhe C. Blloku A5 i termocentralit Kosova A, është jashtë funksionit, por kjo është duke u plotësuar nga importi.
Sipas raportit ditorë të KEK-ut në dispozicion të qytetarëve janë 779 megavat orë energji elektrike.
Në rast se nuk ka energji të mjaftueshme atëherë për kategorinë B është paraparë furnizim 5 orë me energji elektrike dhe një orë pa të, ndërsa për kategorinë C, 4 me 2.
a.b/NOA