E Diel, 1 Nëntor 2026

Tailandë, zgjidhet kryeministri, “bastiset” kuvendi

Bangok - Abhisit Vejjajiva, 44 vjeç, shef i opozitës tajlandeze mori postin e kryeministrit të vendit, pas procesit zgjedhor zhvilluar në Dhomën e Ulët të parlamentit, njoftoi presidenti i kësaj dhome. Të paktën 200 demonstrues bllokuan hyrjen për në parlamentin tajlandez si edhe goditën me tulla disa makina të deputetëve, pasi lideri i opozitës, Abhisit Vejjajiva fitoi me një diferencë të vogël postin e kryeministrit të vendit, citon Reuters. Protestuesit, mbështetës të kryeministrit të larguar Thaksin Shinawatra bllokuan të gjitha hyrjet e parlamentit si edhe kontrolluan makinat që dilnin nga ambientet e jashtme të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›