E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, plan për vrasjen e Jeremiç, SHISH informoi për planin

Beograd -Media në Beograd kanë shkruar ditën e djeshme, se ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç, mund të jetë në shënjestër të grupeve shqiptare nga Kosova, për ta eliminuar atë. Informacionet për këtë, këta media thonë se i kanë marrë nga Shërbimi Informativ Shqiptar, megjithëse ky i fundit e ka mohuar një lajm të tillë. Gazeta serbe "Vecer" shkruan se sipas agjentëve sekretë shqiptarë, ka plane për vrasjen e Jeremiç ndërsa ai ndodhet në udhëtimet jashtë shtetit.

Gazeta "Press" si dhe gazeta "Javno", theksojnë se të dhënat janë konfirmuar edhe nga shërbimi sekret serb, sipas të cilit shefi i diplomacisë mund të bëhet objekt i një atentati edhe në Beograd. Agjencia serbe e shërbimit sekret, BIA, i ka kaluar këtë informacion sekret komisarit të policisë serbe, Milorad Veljoviç. Policia në Serbi po shton masat e sigurisë për Jeremiç, në udhëtimet e tij jashtë vendit, ashtu edhe në Beograd.

Gazeta "Press" thekson se kërcënimet e shqiptarë ndaj Jeremiç nisën në kohën kur ai po sulmohet dhe kritikohet edhe nga ana e zyrtarëve të Bashkimit Evropian, për shkak të këmbënguljes që po tregon në mbrojtjen e idesë, që Kosova është pjesë e territorit të Serbisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›