E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri dhe Kryeparlamentarja ngushellime ne ambasaden kroate

Kryeministri, Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shprehën në ambasadën kroate, ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Parlamentit Boris Sprem. Në vizita të ndara, Berisha e Topalli shprehën ngushëllimet e tyre, duke dhënë dhe vlerësimet për këtë figurë. Kreu i qeverisë vlerësoi kontributin e zotit Sprem, gjatë karrierës së tij të gjatë politike si Kryetar i Parlamentit, në zhvillimin e Kroacisë dhe proceset integruese të vendit.
Kryeministri Berisha shprehu ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe popullin kroat, për këtë humbje.
Nga ana e saj, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe të saj personal, Kryetarja e Kuvendit la një mesazh në librin e ngushëllimeve, të hapur në Ambasadën kroate:
“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes , Parlamentit kroat për humbjen e parakohshme. Lutem Zotit që shpirti i tij të prehet në paqe.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›