Zbulohet atesia e femijes se Rachida Dati
Pas vitesh thashethemesh dhe supozimesh, më në fund Franca duket se ka zbuluar atësinë e fëmijës së Rakida Datit, të lindur tre vjet e gjysëm më parë. Ka qenë pikërisht e përjavshmja Lë Puan, që tregon se financieri i pasur Dominik Dezenje është i ati i Zohras. Sipas të përjavshmes eurodeputetja ka hedhur në gjyq numrin një të grupit Barrier për të marrë atësinë e fëmijës. Për momentin, financieri, i cili është i veprej 11 vitesh dhe pronar i 37 kazinove, 15 hoteleve luksi dhe rreth 130 restorantev, nuk ka përgënjeshtruar lajmin por në të njëjtën kohë është shprehur se nuk dëshiron të komentojë asgjë. Nga ana e saj ish ministrja franceze ka mohuar cdo gjë, duke theksuar se nuk ka hapur asnjë proces gjyqësor. Në një intervistë 47 vjecarja kishte thënë se nuk dëshironte të bënte të ditur emrin e babait të fëmijës së lindur në 2 janar të vitit 2009, për të mbrojtur kështu jetën e saj private. Nëse historia do të vërtetohej do ti jepte fund thashethemeve dhe historive që kanë mbushur deri tani të përditshmet franceze. Përgjatë kësaj kohe kanë qenë të shumtë emrat që janë përfolur për atësinë e fëmijës. Mes të cilëve më i famshmi është ai i ish kryeministrit spanjoll Hoze Maria Aznar, i cili u detyrua të jepte dhe një deklaratë për shtyp për të përgënjeshtruar atësinë e fëmijës.