E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane aksidentohet tek Dogana efektivi i policise

Efektivi i policisë, Eduard Tarja është aksidentuar mbrëmjen e sotme, pasi është goditur nga një makinë, e cila ëhstë larguar nga vendngjarja. Efektivi Tarja,  në momentin e aksidentit po vendoste postbllokun në vendin e quajtur rreth rrotullimi i “Doganës”. Efektivi i Grupit të Gatshëm është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës. Mësohet se 30 vjeçari Tarja është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›