Siri, shpërthime të fuqishme në Aleppo

Aktivistët thonë se më shumë se 30 mijë persona janë vrarë në kryengritjen 18 mujore kundër regjimit të Asadit
Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur sot qendrën e qytetit verior të Sirisë, Alepon, duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se dhjetëra njerëz janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga shpërthimet që ndodhën në një zonë të kontrolluar nga qeveria.
Shpërthimet duket se janë shkaktuar nga makinat me eksploziv dhe janë pasuar me të shtëna nga armë.
Televizioni shtetëror sirian ka raportuar për shpërthimet, për të cilat ka fajësuar “terroristët”, term ky me të cilin i referohet kryengritësve që luftojnë kundër regjimit të Bashar Al-Assadit.
Alepo ka parë luftime të rënda midis trupave qeveritare dhe forcave opozitare, që kur kryengritësit nisën një ofensivë të re për marrjen nën kontroll të qytetit në javën e kaluar.
Aktivistët thonë se më shumë se 30 mijë persona janë vrarë në kryengritjen 18 mujore kundër regjimit të Asadit.