Kryeministri dhe Kryetar i PSSH Fatos Nano zhvilloi sot paradite një takim me Kryeministrin e Rumanisë Adrian Nastase në kuadrin e Konferencës së Internacionales Socialiste të rajonit të Ballka
Kryeministri dhe Kryetar i PSSH Fatos Nano zhvilloi sot paradite një takim me Kryeministrin e Rumanisë Adrian Nastase në kuadrin e Konferencës së Internacionales Socialiste të rajonit të Ballkanit.
Menjëherë pas këtij takimi Kryeministri shqiptar Fatos Nano dhe Kryeministri rumun Adrian Nastase bënë një deklaratë të përbashkët përpara mediave:
Fatos Nano: Përmes këtij takimi patëm rastin të riaktivizojmë diskutimin për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe të iniciativave në kuadrin e rajonal dhe atë global që natyrisht do të ruajnë lidershipin e së majtës për reformat e europianizimit dhe të integrimit euroatlantik të vendeve tona.
Adrian Nastase: Zhvilluam një takim shumë të rëndësishëm në vazhdim të takimeve paraprake shumë të vlefshme për marrëdhëniet bilaterale. Shumë shpejt e pres z.Nano në Bukuresht për një vizitë zyrtare ndoshta në fund të muajit tetor . Jemi këtu për tu takuar me liderët e Ballkanit në kuadrin e takimeve rajonale të Internacionales Socialiste për të diskutuar projektet lokale dhe ato rajonale në mënyrë që në zonën e Ballkanit në kuadrin e partive socialiste dhe atyre socialdemokrate të kontribuojmë në progresin e rajonit dhe ruajtjen e stabilitetit në menyrë që të afrohemi sa më shumë me BE.
Takimet e sotme shpresojme se do të kontribuojnë në njohjen më të mirë të realiteteve, në të njëjtën kohë të kapaciteteve për të transmetuar nje mesazh solidariteti dhe koherence pas takimit të Selanikut me vendet e BE. Ky është një rast i ri për tu takuar dhe për të diskutuar mbi të ardhmen e Europës dhe të rajonit.