E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri dhe Kryetari i PSSH Fatos Nano priti në një takim të veçantë Presidentin e Internacionales Socialiste Antonio Guiterres. Menjëherë pas këtij takimi dy personalitetet e shquara pol

Kryeministri dhe Kryetari i PSSH Fatos Nano priti në një takim të veçantë Presidentin e Internacionales Socialiste Antonio Guiterres. Menjëherë pas këtij takimi dy personalitetet e shquara politike u shprehën:

Kryeministri dhe Kryetari i PSSH Fatos Nano: Në këtë takim në diskutuam për progresin e Shqipërisë dhe për problemet e proçesit të integrimit në BE, si dhe për bashkëpunimin rajonal në këtë funksion. Kam kqënaqësinë të falenderoj z.Gutierres për mbështetjen dhe vëmendjen e posaçme që i kushton rajonit tonë dhe Shqipërisë si qendër fokale e evolucionit drejt Europës të Ballkanit.

Presidenti i IS Antonio Guiterres: Unë dëshiroj të shpreh angazhimin dhe solidaritetin tonë me Qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar në të gjitha përpjekjet që janë bërë jo vetëm në modernizimin dhe reformimin e vendit por gjithashtu për t'u bërë një anëtar i plotë i BE-së, anëtar i plotë i familjes europiane dhe i institucioneve euroatlantike. Do të dëshiroja të thoja se ne jemi krenarë për faktin se miqtë tanë po bëjnë një punë shumë të mirë për të modernizuar Shqipërinë dhe për ta bërë atë një partner të vërtetë në Europën e Bashkuar.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›