Kryeministri Berisha zhvilloi një vizitë ngushëllimi në familjen Spahiu
Kryeministri Berisha ngushëlloi pasditen e sotme familjen Spahiu, e cila humbi djalin dhe gruan në tragjedinë e Liqenit të Farkës, prej nga arriti të mbijetojë vetëm vajza 11-vjeçare e kësaj familje.
Gjatë vizitës së ngushëllimit në familjen Spahiu, Kryeministri shprehu dhimbjen e madhe dhe ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të rëndë e cila ka shokuar mbarë opinionin publik.
Kryeministri Berisha, në përgjigje të interesit të medies lidhur me hetimet e kësaj ngjarjeje, tha se organi i Prokurorisë në mënyrë të padiskutueshme do të bëjë një hetim të plotë të të gjithë ngjarjes dhe do të nxjerrë përgjegjësitë, të cilitdo qofshin.