Kryeministri dhe qeveria shqiptare pershendesin deklaraten e kryetareve te takimit te 9-te te delegacionit te perbashket Nderparlamentar Shqiperi- BE mbi negociatat per marreveshjen e stabilizim -
Kryeministri dhe qeveria shqiptare pershendesin deklaraten e kryetareve te takimit te 9-te te delegacionit te perbashket Nderparlamentar Shqiperi- BE mbi negociatat per marreveshjen e stabilizim - asocimit ne takimin e Brukselit duke shprehur vleresimin se procesi integrimit ka nxitur progresin e bere ne drejtim te hapjes se ketyre negociatave.
Deklarata e perbashket e Brukselit shpreh qartesisht frymen e bashkepunimit ndermjet autoriteteve shqiptare dhe atyre te Bashkimit Europian gje qe nxit perkushtimin dhe vemendjen per realizimin e programeve te perbashketa midis Shqiperise dhe BE-se.
Me kete rast Qeveria rikonfirmon qendrimin e saj se eshte e vendosur te realizoje dhe te garantoje sebashku me kontributet e te gjithe faktoreve perfaqesues aktiv te politikes, nepermjet bashkepunimin konstruktiv dhe progresiv pozite-opozite, perfshire gjithashtu dhe aktoret shoqerise civile, progres ne stabilitetin politik si dhe reforma ne drejtimin e duhur ne interes te zhvillimit te vendit.
Qeveria njeh sfidat qe ka perpara ne kete proces te rendesishem dhe njeh gjithashtu faktin se ky eshte fillimi i nje procesi te gjate por thekson se eshte e vendosur te respektoje, duke dhene garancite e duhura, te gjitha detyrimet e kerkuara dhe si me larte se bashku me te gjithe faktoret progresiste te vendit te sigurojne realizimin e tyre me qellim integrimin e Shqiperise ne strukturat europiane.