Nën drejtimin e zëvëndëskryeministrit zotit Ilir Meta u mblodh Komiteti i Posaçëm Ndërministror për Organizimin e Veprimtarive në Kuadër të 60 –Vjetorit të Konferencës së Pezës dhe tÃ
Nën drejtimin e zëvëndëskryeministrit zotit Ilir Meta u mblodh Komiteti i Posaçëm Ndërministror për Organizimin e Veprimtarive në Kuadër të 60 –Vjetorit të Konferencës së Pezës dhe të 90- Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.
Ky komitet drejton punën për përgatitjen e programeve të veprimtarive të këtyre festave, si dhe ndjek e koordinon zbatimin e programit të tyre, në bashkëpunim me institucionet e ngarkuar për këtë qëllim.
Ne fillim te takimit, zoti Meta, vlerësoi Konferencën e Pezës si një nga momentet më të rëndësishëm të historisë së popullit tone, si një simbol i pajtimit e mobilizimit kombëtar. Ne këtë jubile do të japim edhe një herë nga Peza mesazhin e pajtimit dhe të bashkëpunimit mes të gjithë shqiptareve dhe forcave tona politike, të cilat tashmë po bashkëpunojnë për forcimin e demokracisë në Shqipëri, theksoi zoti Meta. Për organizimin e aktivitetit festiv që do të zhvillohet me kete rast, ai kërkoi ndjekjen më me përgjegjësi dhe përmbushjen në kohë të detyrave që i janë ngarkuar institucioneve. Ai theksoi se, përshpejtimi i ritmeve dhe harmonizimi më i mirë i aktivitetit të grupit të punës së ngritur për këtë qëllim si dhe bashkepunimi me institucionet e tjera pjesëmarrëse do të sigurojnë realizimin me sukses të këtij aktiviteti jubilar.
Edhe ministrat, titullaret e institucioneve të tjera dhe përfaqësues të Komitetit të Veteranëve të LANC, që morën pjesë në këtë takim ngritën problemin e koordinimit më efikas mes institucioneve të përfshira për konkretizimin e iniciativave te reja të ndërmarra për realizimin e këtij programi si dhe ranë dakord të merren masa të mëtejshme për përfundimin e detyrave të lëna nga ky Komitet.
Siç është bërë tashmë traditë, me rastin e 60-vjetorit të Konferencës së Pezës, krahas veprimtarive të tjera përkujtimore, në komunën e Pezës, do të organizohen, aktivitete kulturore. Këto aktivitete, janë parashikuar të marrin përmasat e një feste të madhe popullore. Si gjithmonë protagoniste te kesaj feste, perveç atyre që moren pjesë e kontribuan në realizimin e kësaj konference historike, do të jenë të rinjtë.