E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot nje takim me Perfaqesuesin Special te Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se ne Kosove, Michael Steiner i cili ka ardhur ne Shqiperi ne krye te nje delegacioni te gj

Kryeministri Fatos Nano zhvilloi sot nje takim me Perfaqesuesin Special te Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se ne Kosove, Michael Steiner i cili ka ardhur ne Shqiperi ne krye te nje delegacioni te gjere per te zhvilluar bisedime si dhe per te nenshkruar dy marreveshje, njera mes strukturave te rendit te dy vendeve dhe tjetra mes UNMIK dhe INSIG-ut qe lidhet me heqjen e takses te kalimit te kufirit per automjetet, takse e cila kishte veshtiresuar se fundmi qarkullimin e lire te njerezve dhe vecanerisht te mallrave ne te dyja anet e kufirit.
Kryeministri Nano dhe Kryeadministratori i Kosoves Steiner kane shkembyer mendime rreth zhvillimeve te fundit ne Kosove.
Kryeministri Nano ka theksuar, ne fillim te ketij takimi, se i sheh shume pozitive zhvillimet e koheve te fundit ne Kosove dhe e vlereson lart punen e bere atje nga UNMIK dhe strukturat e tjera nderkombetare.
Kryeministri Nano dhe Kryeadministratori i Kosoves theksuan se ka ardhur koha qe Kosova, me forcimin e vazhdueshem te institucioneve vetqeverisese, te filloje te afirmohet si nje subjekt marredheniesh te identifikuara integruese, me vendet fqinje, si dhe me organizatat e institucionet nderkombetare, duke dale ne kete menyre nga statusi i saj lokal, duke u shnderruar keshtu ne nje faktor integrues per mbare rajonin dhe per te arritur standartet e kerkuara europiane.
Zoti Steiner duke dhene nje pasqyre te gjere te zhvillimeve ne Kosove, theksoi se me rritjen e luftes kunder krimit dhe trafiqeve ilegale verehet se forcat politike shqiptare ne Kosove mbeshtesin fuqimisht luften kunder fenomeneve ilegale dhe kriminale. Sigurisht, tha ai, lufta kunder krimit te organizuar kerkon angazhimin e te gjitheve dhe duhet kuptuar se realizimi i standarteve te shtetit ligjor kerkon kohen e vet.
Ne qender te bisedes, mes Z. Nano dhe Z.Steiner ishte gjithashtu integrimi i metejshem rajonal dhe europian si dhe lufta me e koordinuar kunder trafiqeve, krimit te organizuar e kontrabandes, prioritete te dukshme dhe me rezultate konkrete te vete qeverise shqiptare.
Kryeministri Nano ka theksuar gjate takimit domosdoshmerine e forcimit te bashkepunimit dhe nenshkrimit te marreveshjeve te tjera, sic jane ato specifiket per shkembim informacioni te klasifikuar i cili do t'i sherbeje me mire luftes se perbashket kunder krimit te organizuar.
Ne takim u vu re me kenaqesi se nje varg marreveshjesh, sikunder ka qene ajo kulturore e nenshkruar para disa kohesh, kane filluar tashme te japin rezultatet e tyre te para, per kete arsye ato duhet te jene me te shumta.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›