E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot u nenshkrua Programi Indikativ Shumevjeçar 2002-2004 ne kuader te Programit CARDS. Per Bashkimin Evropian kjo marreveshje u nenshkrua nga Ambasadori i Delegacionit te Komisionit Evropian ne Tira

Sot u nenshkrua Programi Indikativ Shumevjeçar 2002-2004 ne kuader te Programit CARDS. Per Bashkimin Evropian kjo marreveshje u nenshkrua nga Ambasadori i Delegacionit te Komisionit Evropian ne Tirane z. Lutz Salzmann, dhe per palen shqiptare nga Ministri i Shtetit per Integrimin Evropian z. Sokol Nako.

Ky program do te perfshije asistencen qe Bashkimi Evropian do t'i jape Shqiperise ne ato fusha te cilat lidhen ngushtesisht me proçesin e integrimit te vendit tone ne strukturat evropiane. Programi indikativ shume vjeçar (MIP) per Shqiperine parashikon projekte te veçanta per periudha nje vjeçare ne fushat me prioritare si:

1. Drejtesia dhe çeshtjet e brendshme,
2. Ngritja dhe forcimi i kapaciteteve administrative,
3. Zhvillimi ekonomik dhe social,
4. Mjedisi dhe burimet natyrore,
5. Demokracia dhe stabiliteti.

Paketa Financiare per periudhen 2002-2004 eshte €143.9 milion, ne te cilen perfshihen edhe €20.0 milion nga paketa rajonale qe po implemetohet nga vendet perkatese.

Pas nenshkrimit te Programit Indikativ Shumevjeçar u zhvillua nje takim ndermjet Ambasadorit te Komisionit Europian z. Lutz Salzmann dhe Ministrit te Shtetit per Integrim z.Sokol Nako.

Gjate takimit z.Nako i dorezoi Ambasadorit Salzmann nje raport te Progresit te bere ne muajt qershor-gusht nga ana e Qeverise Shqiptare mbi bazen e rekomandimeve te bera nga Komisioni Evropian ne takimet e Grupit Konsultativ te Perbashket BE – Shqiperi.

Gjate takimit u diskutua edhe perspektiva e zhvillimit te metejshem te marredhenieve Shqiperi – BE ne kuader te hapjes se Negociatave per nenshkrimin e Marreveshjes se Stabilizim – Asocimit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›