Administrata tatimore e realizoi programin e te ardhurave tatimore per muajin gusht te ketij viti ne masen 97.5 %.Gjata ketij muaji kjo administrate arrti nje nivel rekord te te ardhurave ,rreth 4.4 m
Administrata tatimore e realizoi programin e te ardhurave tatimore per muajin gusht te ketij viti ne masen 97.5 %.Gjata ketij muaji kjo administrate arrti nje nivel rekord te te ardhurave ,rreth 4.4 miliard leke, krahasimisht ,230 milion leke me shume se ne muajin me te mire te ketij viti.Ndersa ne krahasim me muajin gusht te vitit te kaluar jane arketuar nga kjo administrate 1.2 miliard leke me shume.
Arritjet e Administrates tatimore lidhen drejtpersedrejti me punen e bere ne administrimin e e TVSH,(Tatimit te Vleres se Shtuar),me zgjerimin e bazes se tatueshme ne biznesin e vogel,pritet qe numri I tatimpaguesve te rritet rreth 15 % ne krahasim me fundin e vitit te kaluar.Kjo administrate paralelisht ka rritur dhe luften e saj kunder evazionit fiskal gje qe ka ndikuar ne rritjen e nivelit te te ardhurave.
Ne kuadrin e perfshirjes se kesaj administrate ne luften kunder trafiqeve dhe krimit te organizuar ,tatimoret jane te angazhuar ne aksione dhe kontrolle frontale te subjekteve qe ushtrojne veprimtarine e tyre ne disa rrethe te vendit .Rezultatet qe kane prodhuar keto aksione jane :
Bllokimi I dy punishteve te prodhimit dhe riparimit te skafeve
Bllokimi I 20 pikave qe furnizonin me karburant skafet ne vijen bregdetare Vlore-Orikum
Bllokimi I 54 mjeteve lundruese(anije)
Bllokimi I 32 subjekteve ,bare dhe restorante, qe zhvillonin aktivitet pa qene te rregjistruar.
"Forca mbeshtetese" eshte nje tjeter strukture e krijuar ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve me ndihmen e se ciles ne koordinim te plote dhe me forcat e tjera te Policise Tatimore jane arritur keto rezultate :
Jane konfiskuar 6500 litra pije alkolike
2500 shishe pije frskuese
6000 paketa cigare
Kallzim per ndjekje penale per dy subjekte qe kane fallsifikuar pulla fiskale dhe kane futur mallra kontrabande
Jane bllokuar per shkelje te renda fiskale
5 bingo
2 nyje inertesh
7 subjekte qe tregtonin mallra akcize
7 depo barnash etj.
Te gjitha subjektet e bllokuara eshte kerkuar te rregjistrohen menjehere ne organet tatimore si dhe te paguajne te gjitha detyrimet ligjore te papaguarara
Aksionet e nisura nga deget e Policise Tatimore neper rrethe do te vazhdojne duke u monitoruar nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve