E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri feston ditëlindjet e akademikëve

 Kryeministri Sali Berisha feston përvjetorët e lindjeve të akademikëve. Me rastin e ditëlindjeve të tre prej akademikëve më të shquar shqiptarë, të cilët gjithashtu kanë qenë edhe në pozicione drejtuese në këtë institucion të rëndësishëm, gjuhëtarit Shaban Demiraj (90 vjeç), mjekut  Ylli Popa (80 vjeç) dhe inxhinierit Farudin Hoxha (75 vjeç), Akademia e Shkencave të Shqipërisë, organizon një darkë festive, sot në restorant “Te Stela”, në orën 18.00. Sipas zyrës së shtypit të Akademisë së Shkencave, në këtë darkë do të marrin pjesë Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, si dhe personalitete të tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›