E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet çmimi për artin bashkëkohor, fitojnë çizmet e Dilës

 çizmet e llastikut, të cilat përdoren nga punëtorët, ajo i ktheu në simbolin e ndërtimit të vrullshëm, por edhe të shkeljes urbanistike. Dila Gjinaj me punën e saj “Made in Albania”, u shpall fituesja e çmimit për artin bashkëkohor 2009, ndarë nga AMC. Mbrëmë, në ambientet e galerisë së Fakultetit të Arteve Pamore, pranë Akademisë së Arteve u zhvillua ceremonia e hapjes së ekspozitës “Maket”, kuruar nga pedagogët Ardian Isufi dhe Najada Hamza, kushtuar arkitekturës dhe urbanistikës. Mes 22 artistëve pjesëmarrës, studentë të të atelieve të  Grafikës, Modë&Tekstilit, Multimedias dhe Pikturës, u shpallën edhe më të mirët. është viti i dytë që kjo kompani celulare mbështet këtë aktivitet dhe ndan çmime për studentët më të talentuar. çmimin e parë si artisti i ri më i mirë bashkëkohor e meritoi studentja Dila Gjinaj, e cila kishte përdorur një “aksesor” të fushës së ndërtimit, për të shprehur dhunën që ushtron zhvillimi i shpejtë mbi hapësirat publike. Gjithashtu u ndanë edhe tri çmime inkurajuese, të cilat iu dhanë studentëve Fabiola Zoto, Eriet Muçollari dhe Artemisa Cullhaj. çmimi i parë merrte si shpërblim 500 euro, ndërsa çmimet inkurajuese, të tjera dhurata nga AMC. Kjo ekspozitë, e cila do të qëndrojë e hapur në galerinë FAP, deri ën datën 23 shkurt është një reflektim mbi procesin e zhvillimit urban. Duke marrë shkas nga realiteti i dhunshëm që ndeshim çdo ditë, studentët kishin ndërtuar objekte tri dimensionale, duke përdorur materiale nga më të ndryshmet. Mesazhi që ata përcillnin në shumicën e herëve ishte i drejtpërdrejtë dhe i qartë për publikun. Ndërsa kishte edhe prurje që ofronin më shumë performancë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›