E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filozofia perse në Shqipëri

 Në kuadër të “Vitit Ndërkombëtar të Afrimit të Kulturave”, nismë e UNESKO-s për vitin 2010, fondacioni kulturor iranian “Saadi Shirazi”, së bashku me Universitetin e Tiranës, universitetin “Fan Noli”, si edhe me mbështetjen e Komisionit Kombëtar të UNESKO-s, organizoi dje një konferencë shkencore rreth filozofisë klasike perso-iraniane. Në konferencë kumtuan akademikë, studiues shqiptarë të filozofisë, si edhe përfaqësues nga komuniteti bektashian. U diskutua mbi tema si “Metafizika dhe teologjia islamike iraniane” nga Prof. dr. Gjergj Sinani; “Diskutime mbi të vërtetën në filozofinë islamike iraniane” nga studiuesja Mirela Sinani; “Ndikimi i mistikës lindore dhe asaj iraniane në krijimtarinë e Poradecit” nga Dr. Eldon Gjikaj; “Lindja dhe Perëndimi në diskursin intelektual shqiptar” nga Enis Sulstarova; “Naim Frashëri midis iluminizmit dhe misticizmit sufit” nga akademik Prof. dr. Jorgo Bulo; “Muhameti në gjykimin shkencor të Fan Nolit” nga prof. dr. Nasho Jorgaqi, etj. Gjatë konferencës u bë edhe promovimi i librit “Filozofia klasike perso-iranaine”, botuar me kontributin e fondacionit kulturor “Saadi Shirazi”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›