E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU, Idrizi: Qeveria “Berisha” do vazhdojë punën, koalicionet varen nga rezoluta Çame

04-04-2013 / Gazeta 55

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi deklaroi sot se do të mbështesin vazhdimin e qeverisjes së Berishës me votat e tyre, por ai nënvizoi se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshueshëm dhe i njohur se nuk pranojnë të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar, para miratimit të Rezolutës për Zgjidhjen e Çështjes Çame.
“Ky është qëndrimi ynë parimor! Për sa i përket votimit të sotshëm, padyshim do mbështesim qeverinë. Ne do shohim mundësinë e koalicioneve pas miratimit të rezolutës çame”, theksoi Idrizi.
Në Kuvend, Idrizi votoi “pro” të gjitha dekreteve të Presidentit, me përjashtim të dekretit të shkarkimit të z. Panariti, për të cilin votoi kundër, si shenjë vlerësimi ndaj rolit të ministrit të deritanishëm Panariti në ndërkombëtarizimin dhe institucionalizimin e çështjes çame.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›