E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kryeministri finlandez: Rusia, kërcënim i përhershëm. Ukraina të bëhet anëtare e BE-së

Kryeministri finlandez Petteri Orpo tha se Rusia është dhe do të jetë kërcënimi i përhershëm për Bashkimin Evropian dhe Evropën ndërsa vuri në dukje se Unioni duhet të ndihmojë Ukrainën të bëhet anëtare e BE-së.

Ai tha se objektivi duhet të jetë që “shtylla evropiane e NATO-s të bëhet sa më e fortë dhe më pak e varur nga të tjerët. Është një objektiv shumë ambicioz, por duhet të fillojmë që tani”, theksoi ai.

Gjithashtu, Orpo u bazua në bisedën e tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili ishte në Helsinki të mërkurën, duke thënë se “ata duan vërtet të jenë anëtarë të BE-së; ata duan të jenë njëri prej nesh, dhe kjo është arsyeja pse ne duhet t’i ndihmojmë, t’i mbështesim në rrugën e tyre drejt anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur, më së voni deri në vitin 2030”.

Ndërkaq, kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se Evropa duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën dhe duhet të deklarojë pozicionin e saj të qartë për një paqe të drejtë është parësore për Ukrainën.

Ai ka theksuar se Kievi duhet të jetë në një pozicion të fortë dhe të vendoset armëpushimi.

 “Kjo do të thotë se Ukraina mund të mbrojë pavarësinë dhe sovranitetin e saj”, ka shpjeguar ai, duke thënë se është e rëndësishme që vendi të jetë në gjendje të vendosë rrugën e tij dhe të zgjedhë liderët e tij.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka akuzuar sërish Evropën për dështimin për të mbështetur përpjekjet ruse dhe amerikane për të arritur atë që ai e quajti “zgjidhje paqësore” në Ukrainë.

“Evropa ka nisur militarizimin e vetvetes dhe është kthyer në një ‘parti lufte. Planet për të militarizuar Evropën, të cilat padyshim janë në kundërshtim me synimet e presidentëve rusë dhe amerikanë për të kërkuar mënyra për të nisur procesin e zgjidhjes paqësore”, tha Peskov konferencë të përditshme për shtyp.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›