E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri francez uron Berishën

 

Kryeministri i Francës, zoti François Fillon, i ka dërguar një mesazh urimi Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha me rastin e riemërimit të tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Në këtë mesazh thuhet: "Në emrin tim personal dhe në emër të qeverisë franceze ju dërgoj Ju urimet e përzemërta dhe të sinqerta me rastin e emërimit Tuaj në krye të qeverisë së Republikës së Shqipërisë". "Jam i sigurt se ky mandat i ri do të jetë për Ju rasti për të çuar më tej politikat tuaja të forcimit të shtetit të së drejtës dhe reformat që Ju keni ndërmarrë për të shpejtuar afrimin evropian të vendit tuaj. Me këtë rast, dëshiroj T'ju shpreh Ju, zoti Kryeministër, përkushtimin tim personal për forcimin e marrëdhënieve mes vendit tuaj dhe Francës. Unë dëshiroj që bashkërisht të punojmë për thellimin e tyre, në veçanti në fushën ekonomike. Ju lutem pranoni, Zoti Kryeministër, sigurimet e konsideratës time më të lartë", shkruan Fillon. Disa ditë më parë ishte presidenti Nikolas Sarkozi, i cili përshëndeti Berishën në zgjedhjen e tij si kryeministër, duke vënë në dukje edhe mbështetjen që do t'i japë Franca Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›