E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka: Topalli nxiti vrasjen. Ajo është bashkëpunëtore e SigurimitNga TemaKryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, tha mbrëmë duke folur në emisionin “Ora e Debatit” se vrasja e kryetarit të Partisë Demokristiane në Malësi të Madhe është nxitur

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Ndoka: Topalli nxiti vrasjen. Ajo është bashkëpunëtore e SigurimitNga Tema

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, tha mbrëmë duke folur në emisionin “Ora e Debatit” se vrasja e kryetarit të Partisë Demokristiane në Malësi të Madhe është nxitur nga gjuha e urrejtjes që ka përdorur nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli.

Kjo e fundit, duke folur në një takim elektoral në zonën e Postribës në Shkodër, tha se asnjë votë nuk duhej të shkonte për republikanët e as për demokristianët, sepse ata, ose janë spiunë, ose spekulantë, ose mafiozë.

Duke folur në emisionin “Ora e Debatit”, Ndoka i është përgjigjur këtyre akuzave të lëshuara nga Topalli duke thënë se kjo e fundit ka qenë bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit me pseudonimin “Dizenjatorja”.

Kështu, marrëdhëniet vazhdojnë të jenë të tensionuara, ndërsa dje është bërë varrimi i Aleks Kekës, kreut demokristian për rrethin verior. Të afërm dhe miq të tij sërish kanë deklaruar se ai ndjehej i kërcënuar.

Babai i Kekës pati thënë se ai ishte kërcënuar nga PD. Ndoka tha dje se ai do bëjë denoncim për shpifje ndaj Policisë së Shtetit, e cila pati deklaruar se Keka ishte trafikant.

Deklarata e zonjës Topalli në Postribë ka shkaktuar reagim dhe te republikanët që deklaruan se është qëndrim personal i saj dhe jo i Partisë Demokratike. Kjo e fundit tha se fjalët e Topallit nuk i drejtohen asnjë partie të koalicionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›