E Diel, 1 Nëntor 2026

Mark C. Crawford, presidenti i ri i Dhomës Amerikane të Shqipërisë

TIRANE- Mark C. Crawford është zgjedhur presidenti i ri i Dhomës Amerikane të Shqipërisë në zgjedhjet e organizuara të enjten në darkë, duke zëvendësuar në këtë detyrë David Anderson, të cilit i mbaroi mandati.

Ai është aktualisht aksioner në International Securities Brokerage, në Tiranë, kompanisë së parë të licencuar në vend për brokerim, që ka si qëllim t’u mundësojë investitorëve vendas të hyjnë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit. Ai do të ketë një mandat dy vjeçar.

Dy anëtarët e tjerë të rinj të bordit janë Flutura Veipi, drejtore e ProCredit Bank dhe Peter Clavele.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›