E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentohen dy motra, njëra vdes

Një makinë ka përplasur dy motrat teksa ato po prisnin në stacionin e autobusit.

Për pasojë, ka gjetur vdekjen shtetasja Mirsela Grica 18-vjeç ndërsa motra e saj Anila Grica 24-vjeç ndodhet në reanimacionin e Spitalit Ushtarak.

Mësohet se automjeti ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara, ku shoferi ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rruge.

 Vajzat po prisnin autobusin nga Peza në Drejtim të Tiranës. Ekspertët e policisë shkuan në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-17 17:36
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›