E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, KKT:Kapet djali Muamar Gadafit

Përfaqësues të Këshillit Kombëtar Tranzicional të Libisë kanë bërë të ditur të mërkurën mbrëma se kanë zënë, Mutasim Gadafin, të birin e presidentit të dëbuar, Muamar Gadafit.

Mirëpo, raportet e mediave të ndryshme nga ky vend nuk përputheshin në tërësi me njëra tjetrën.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi përfaqësues të këtij këshilli të njoftojnë se Mutasim Gadafi është zënë në vendlindjen e tij-Sirte, për t`u transferuar më pas në Bengazi ku është marrë në pyetje.

Mirëpo, AP-ja dhe AFP-ja cituan përfaqësues të tjerë të Këshillit Kombëtar Tranzicional të thonë se nuk janë në gjendje ta konfirmojnë kapjen e të birit të ish-presidentit Gadafi.

Mutasim Gadafi shërbente si këshilltar për siguri gjatë regjimit të babait të tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›