Kryeministri grek në Kinë, rezultate shumë të rëndësishme
Shumë të rëndësishme konsiderohen rezultatet e vizitës së kryeministrit në Kinë.
Ministria greke e Zhvillimit bën të ditur se kompania Huawei do të krijojë në Greqi një nyje tranziti për produktet e saj, si dhe një qendër kërkimi dhe teknologjie në bashkëpunim me qendrat e mëdha kërkimore dhe kompani teknologjike greke.
Kompania ZTE ka në planet e saj ta shndërrojë portin e Pireut në qendër tranzitimi për produktet e saj në Europë dhe më gjerë në Mesdhe.
Gjithashtu u evidentua një interesim i madh për investime në vepra infrastrukturore në Greqi, përfshirë portet e Pireut dhe të Selanikut, aeroportet periferike, por edhe aeroportin ndërkombëtar të Athinës, si dhe për privatizimet, hekurudhat, turizmin, ushqimet dhe pasurinë e patundshme.
Ky interesim intensiv konfirmohet edhe nga fakti se u realizuan më shumë se 450 takime biznesmenësh në Pekin dhe Shangai, midis përfaqësuesve të biznesit gree dhe atij kinez.
Në këtë kuadër, është planifikuar një vizitë në Athinë, në intervalin 17-21 qershor, e 20 kompanive të mëdha nga Shangai, që kanë shprehur interes për investime dhe bashkëpunim me biznesin grek.