Sistemi i burgjeve në optikën e programit të PSSH
Realizimi i misionit të sistemit të burgjeve, për zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga kuadri ligjor, parë në këndvështrimin e programit të PSSH-së, është mision që arrihet me një reformë të thellë dhe të gjithanshme.
Kryerja e një reforme të tillë në sistemin e burgjeve, përbën kusht jetik për realizimin e misionit të këtij sistemi, në të cilin duhet të sundojnë ligji dhe drejtësia sociale.
Detyrë parësore do të jetë ndryshimi i trajtimit të të burgosurve, të dënuarve dhe të paraburgosurve, por dhe i personelit që punon në këto institucione. Kthimi i dinjitetit njerëzor të kësaj kategorie njerëzish, është dhe mbetet prioritet kryesor i qeverisjes së ardhshme.
Korrupsioni e ka dëmtuar rëndë, jo vetëm imazhin e këtij sistemi, por dhe punën në këtë sistem, duke dobësuar sigurinë në këto institucione. Edhe për sistemin e burgjeve, Partia Socialiste, me programin e saj, ka parashikuar të ndryshojë rrënjësisht administrimin dhe funksionimin e tij, duke aplikuar të gjithë elementët që kanë të bëjnë me ”Qeverisjen e Mirë”.
Konkretisht, me fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit, do të punohet për të realizuar programin e PS-së, në këto drejtime kryesore:
Organizimi dhe drejtimi i gjithë aktivitetit, në sistemin e burgjeve, do të bëhet bazuar vetëm në ligje e rregullore. Stafi drejtues i tanishëm, me shkeljet e kryera, ka krijuar probleme të mëdha, të cilat, për shkak të ndjeshmërisë së lartë që ka në këto institucione, krijojnë impakte negative, të cilat do kërkojnë punë dhe energji të mëdha, për të krijuar psikologjinë e zbatimit të ligjit tek të dënuarit e të paraburgosurit. Kjo, për arsye të organizimit të aktivitetit të përditshëm në burg, për ta mbajtur atë larg problemeve e shqetësimeve, në shkelje të ligjeve e rregulloreve, por edhe për të marrë sa më shumë vota për mazhorancën aktuale.
Rekrutimi dhe trajnimi i stafit policor dhe civil mbi bazën e kritereve dhe programeve shkencore, bazuar në ligj e rregullore, por dhe në Rregulloren Europiane për burgjet, do të jetë pjesë e rëndësishme e programit qeverisës të së majtës. Kriteri profesional do të jetë parësor. Lidhjet politike dhe nepotike, militantizmi, servilizmi apo korrupsioni, nuk do të mund të krijojnë në asnjë rast strehë për asnjë punonjës të këtij sistemi. Plotësimi i kritereve ligjore do të jetë e vetmja rrugë e hapur për çdo punonjës, për të siguruar vendin e punës, si dhe për ngritjen e tyre në karrierë.
Rritja e pagave për gjithë punonjësit e Policisë së Burgjeve dhe ata civilë, përbën një angazhim serioz të PSSH-së. Në vitin 2005, pagat e punonjësve të Policisë së Burgjeve kanë qenë më të larta se ato të Policisë së Shtetit, me 4 mijë lekë për gradë, për shkak të shkallës së vështirësisë së punës në këto struktura. Gjatë këtyre viteve, jo vetëm që pagat nuk janë rritur, por është hequr edhe paga e trembëdhjetë, e cila do të jepet për të gjithë punonjësit e sistemit të burgjeve, pas fitores së Partisë Socialiste.
Do të realizohet implementimi i gradave për punonjësit e Policisë së Burgjeve sipas ligjit, duke respektuar me korrektësi profesionalizmin, kualifikimin e vjetërsinë. Kjo do të çojë në përmirësimin e punës në këtë sistem, sepse secili do të punojë në vendin e punës që meriton, sipas aftësive të tij profesionale, duke evidentuar dhe eliminuar çdo shkelje. Vendosja e specialistëve në krye të policisë, duke rikthyer profesionistët, të cilët janë larguar nga puna për motive politike, do të jetë një ndër prioritetet e qeverisjes së ardhshme.
Aktualisht, në shumicën e burgjeve e paraburgimeve në vend, problemi i transportit të punonjësve nuk është zgjidhur. Mjetet që përdoren për këtë transport janë të amortizuara dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk është treguar asnjë interes për t’i vënë ato në punë. Në këto kushte, punonjësit janë të detyruar të përdorin mjetet private ose ato të shërbimit publik, çka e dobëson ekonominë e tyre familjare. Kjo çështje do të zgjidhet me ardhjen në pushtet të PS-së, dhe punonjësve të Policisë së Burgjeve do t’u kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur.
Nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, kryhen me qindra orë shërbimi të papaguara, orët shtesë, orët e natës, apo shërbimet në ditët e shtuna e të diela. Ashtu siç dhe nuk paguhet vjetërsia në shërbim apo orët e gatishmërisë për ditët e festave. Shtojmë se edhe kompensimi financiar për një vakt ushqimor, është hequr për të gjithë punonjësit e Policisë së Burgjeve. Kjo e ka dëmtuar punën në burgje e paraburgime, duke dekurajuar dhe demotivuar çdo punonjës. Këto probleme, do të jenë në vëmendjen e qeverisë së ardhshme, sepse janë parashikuar në programin e PS-së, si prioritete të saj.
Ka më shumë se pesë vite që punonjësit e Policisë së Burgjeve nuk marrin uniformë policie. Ata janë të detyruar ta sigurojnë vetë atë, duke e blerë në treg. Një punonjës policie që fillon rishtazi punë, para paraqitjes në detyrë, nga shefat e tij, i jepen disa ditë leje, derisa ai të ketë siguruar uniformën. Kjo e ka dëmtuar imazhin e Policisë së Burgjeve dhe ka treguar se shteti nuk ka pasur mundësi financiare për të pajisur me uniformë as punonjësit e tij. Uniforma e Policisë së Burgjeve, jo vetëm që do të sigurohet nga shteti, por dhe do të jetë në përputhje të plotë me standardet evropiane të kësaj policie.
Do të bëhet kompensim financiar i një vakti ushqimor, për çdo ditë shërbimi, për të gjithë punonjësit e Policisë së Burgjeve. Deri në vitin 2005, ky kompensim është dhënë, por është hequr më vonë nga qeverisja e sotme.
Programi qeverisës i PS-së, parashikon edhe krijimin e lehtësirave për strehimin e punonjësve të policisë dhe atyre civilë, në sistemin e burgjeve, ashtu siç garanton edhe sigurimin e jetës, duke krijuar baraztrajtim për të gjitha llojet e policisë në vend.
Qeveria e ardhshme socialiste, parashikon realizimin e programit të saj në sistemin e burgjeve, duke nxitur e mbështetur forcimin e përgjegjshmërisë dhe efikasitetit të institucioneve; duke ndërtuar dhe konsoliduar një sistem karriere që nuk lejon abuzime të çfarëdo lloji; duke përmirësuar në mënyrë rrënjësore trajtimin material të punonjësve të këtij sistemi dhe kushteve të punës; duke garantuar paprekshmërinë profesionale të punonjësve; duke krijuar një mekanizëm efikas dhe transparent për të verifikuar dhe ndëshkuar rastet e abuzimit apo shkeljes së ligjit; duke goditur çdo shfaqje të korrupsionit; duke realizuar trajnim profesional të punonjësve; duke arritur të realizojmë zbatimin e kodit etik për zyrtarët dhe punonjësit e sistemit të burgjeve; duke ngritur një sistem funksional, të plotë, të harmonizuar dhe të integruar të menaxhimit të çështjeve që shqetësojnë këtë sistem.
Realizimi i këtyre detyrave, të përcaktuara në programin e Partisë Socialiste, do të çojë në realizimin e plotë të misionit të sistemit të burgjeve, për një trajtim njerëzor të personave me liri të kufizuar dhe shndërrimin e dënimit penal në një mundësi riedukimi, duke rritur sigurinë në çdo institucion e për rrjedhojë edhe të shoqërisë.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)