Kryeministri grek takon sot presidentin e SHBA, Barack Obama
Kryeministri grek, Antonis Samaras do të takojë sot në ora 22:00, sipas orës lokale greke, presidentin amerikan, Barack Obama, në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Në takimin me udhëheqësin e SHBA do të trajtohen kryesisht çështjet gjeostrategjike, çështjet e ekonomisë dhe energjisë, si dhe të stabilitetit rajonal në rajonin e Mesdheut Lindor dhe në Lindjen e Mesme.
Athina pret një mesazh të fortë mbështetjeje politike nga presidenti Obama, mbi përpjekjet e qeverisë greke për të ndryshuar politikën e njëanshme të kursimit, mbi sakrificat e qytetarëve dhe reformat që janë kryer. Athina pret gjithashtu që Shtëpia e Bardhë të njohë rolin gjeostrategjik të Greqisë si një faktor i stabilitetit në rajon.
Para se të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Samaras do të ketë takim me kreun e diplomacisë amerikane, John Kerry.
Sipas shtypit grek, një nga pyetjet së cilës mund t’i jepet përgjigje pas takimit Obama-Samaras, është se “kur” dhe “si” do të procedohet me shpalljen e Zonave Ekonomike Ekskluzive të Greqisë. Disa muaj më parë, bashkëpunëtorët e ngushtë të Samaras thanë se shpallja e Zonave Ekonomike ishte cështje javësh. Pastaj ndërhyrja amerikane nëpërmjet ambasadës së SHBA në Athinë, ndërpreu cdo diskutim mbi deklarimin e menjëhershëm të tyre.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe takimit që kryeministri Samaras zhvilloi me 20 drejtuesit të lartë të fondeve të investimeve më të mëdha në mbarë botën, që përfaqësojnë një kapital prej 850 miliardë dollarësh. Disa nga kompanitë që ishin të ftuara në takim, janë tashmë investitorët aktivë në Greqi, ndërsa të tjerat diskutuan mundësinë për të investuar në të ardhmen e afërt.
(Balkanweb)