E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendi me i preferuar i turisteve mbetet Franca

Të dhënat e organizatës së Kombeve të Bashkuara sugjerojnë se Franca vazhdon të presë numrin më të madh të turistëve të huaj se cdo vend tjetër. Kjo të paktën sipas të dhënave të vitit 2012, ndërsa kryeqyteti më i vizituar deri tani mbetet Bangkok.
Organizate botërore e turizmit vlerëson se 83 milion njerëz kanë vizituar Francën në 2012-ën, pra më shumë se popullsia e vendit që është 66 milion.
Ndërsa alpet dhe plazhet e mesdheut vazhdojnë të jenë destinacionet më të përzgjedhura.
Franca tërheq të paktën 16 milion turistë më shumë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës që renditen të dytat, më pas vijnë Kina, Spanja, dhe Italia, ne pesëshen e vendeve më të vizituara.
Por pavarësisht kësaj francezët nuk janë të kënaqur me atë që turistët e huaj shpenzojnë në vend, shumë pak.
Turizmi kontribuon 7 opër qind të ardhura më shumë se industria e automjeteve në vend që ëshët dhe më e fuqishmja.
Mesatarisht një turist shpenzon rreth 646 dollarë amerikanë.
Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mesatarja e shpenzimeve të një turisti shkon në 1884 dollarë, ndërsa në Britaninë e madhe 1.249 dollarë.
Por Makau, më juglindje të Azisë dhe e njohur për kazinotë arrin ti marrë cdo turisti mesatarisht 3.213 dollarë.
Rreth 83 për qind e tursitëve në Francë vijnë nga vendet e tjera europiane. Gjë që deri diku justifikon dhe shpenzimet e pakta. Shumë nga ata prreferojnë të blejnë në supermarkete dhe të mos përfitojnë nga shërbimet e hoteleve ku qëndrojnë.
Ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm 55 për qind e turistëve vijnë nga vene fqinjë si Kanadaja dhe Meksika, kjo shpjegon dhe shpenzimet më të mëdha nga ata që vijnë nga vende më të largëta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›