E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier reparti zjarrfikes i paralizuar

Reparti zjarrefikes ne Fier eshte totalisht i paralizuar nga mungesa e karburantit per rreth 8 muaj. Kjo ka sjelle pasoja te renda per banesat te cilat jane perfshire nga zjarret gjate diteve te fundit.

Por nuk shkojnë dot deri atje. Zjarri këtë here është në Qafë të Koshivicës. 39 efektivëve të repartit zjarrëfikës të Fierit u duhet te presin deri sa të sigurojnë karburantin për shkak se ministria nuk ka kryer tenderat .

Për shefin e repartit zjarrëfikës ndër më të medhenjte në vend kjo gjendje nuk mund të vazhdojë kështu. Me e keqja, muaji i zjarreve gushti, sapo ka mberritur.

Pasoja të renda kanë vonesat në rastet e zjarreve në banesa apo në lokale . Rasti i fundit ishte djegia e dy dyqaneve në Fier ku zjarrëfiksat erdhen me vonesë nga koha e humbur për të siguruar karburantin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›