Isida Mollaymeri: Baleti, ka bërryla më shumë se çdo tjetër
TIRANE- Ajo është një femër e bukur, por thotë se në balet kjo s’të ndihmon aspak. Isida Mollayemeri tregon se për të qenë balerinë profesioniste duhen këmbë, duhet talent dhe nëse nuk e ke, nuk e kamuflon dot. Balerina e TKOB e parë së fundmi në skenën e këtij teatri si princesha e Shekspirit, thotë se shpesh i duhet të bëjë rolin e budallaçkës, kompromis ky që ka bërë me veten për të ecur përpara. Detaje shumë interesante të jetës së balerinëve vijnë në këtë “Summer Pages” rrëfyer nga Isida dhe që na kujtojnë filmin e famshëm “Mjelma e Zezë”. Jo gjithçka është aq shkëlqyese dhe e pastër sa duket në skenë. Baleti sipas Isidës ka bërryla më shumë se çdo profesion tjetër.
Isida na tregove se sivjet do të bësh pushime europiane? Ku do shkosh dhe me kë?
Fillimisht kam dy shfaqje në Itali me grupin e baletit, në Peskara e në Rimini. Pastaj do të shkoj dhe një javë në Spanjë për një shfaqje tjetër. Pas këtyre do të kaloj andej dhjetë ditë për qejfin tim e në mbyllje do kthehem prapë në Itali. Do të shkoj tek motra, për të bërë një javë pushime me familjen. Tashmë na është bërë traditë që çdo verë të mblidhemi për të pushuar bashkë.
Po pjesa tjetër e verës në kryeqytet si ka kaluar?
Pjesa tjetër, mirë. Nuk kam mundur të lëviz shumë sidomos pas fillimit të Muajit të Ramazanit, sepse si çdo vit unë agjëroj. Megjithatë, ndryshe nga shumë të tjerë, unë e shijoj gjithmonë Tiranën, në çdo kohë.
Na fol pak për shfaqjen tënde të fundit?
Shfaqja ime e fundit ishte një nga shfaqjet e mia më të mira, si profesionalisht po edhe psikologjikisht... Ishte “Ëndrra e një nate vere e Shekspirit”, me koreografi të Arjan Sukniqit. Unë kisha rolin kryesor, pra princeshën Titania. Përveçse madhështor, në total ishte një rol shumë i vështirë teknikisht. Jam shumë e lumtur që për katër netë rresht isha princesha e Shekspirit dhe balerina e denjë e “TKOB”. Sigurisht që shpërbleva besimin e Arjan Sukniqit, i cili më dha rolin e parë, një rol me përgjegjësi të madhe dhe për më tepër me shumë rëndësi në karrierën time.
Në çfarë moshe ke filluar të angazhohesh seriozisht në balet?
Në moshën pesëvjeçare në Pallatin e Pionierit, por seriozisht i bie të kem nisur në klasë të pestë, pra kur isha 11 vjeç. Atëherë konkurrova në shkollën e baletit dhe fitova.
Pse kjo zgjedhje?
Sepse unë ëndërroja të bëhesha patinatore në akull. Po meqë këtu tek ne nuk ishte mundësia për të zhvilluar këtë sport, ime motër më futi në balet. Që në ditët e para u dashurova me këtë profesion.
E mban mend shfaqjen tënde të parë?
Po, në Pallatin e Pionierit tek festivali për fëmijë. Kemi kërcyer këngën “Në tropik”. “Në tropik o në tropik po kërcenin Makarena, një gjirafë me rroba banjo dhe majmuni simpatik”… Ju kujtohet? Unë s’do ta harroj kurrë (qesh).
Sa e vështirë është të bësh karrierë si balerinë në Shqipëri?
Do të thosha se të vështirë ta bëjnë njerëzit, se sa baleti në vetvete. Në Shqipëri njerëzit akoma nuk janë ndërgjegjësuar që arti është shumë i bukur dhe i vështirë. Pastaj edhe budallai më i madh arrin të dallojë balerinën profesioniste nga ajo më pak e zonja. Vendi nuk mbahet as me miq e as me zor, sepse është diçka shumë e dukshme, nuk mund të fshihet. Pra, përpos faktit që në vendin tonë nuk ka kushte të mirëfillta dhe arti nuk vlerësohet sa duhet, janë dhe njerëzit që ta bëjnë të vështirë rrugën për të bërë karrierë... Unë do ta quaja veten shumë me fat që jam këtu ku jam dhe falenderoj Zotin që më ka krijuar si një njeri shumë punëtor. Jam egoiste, ambicioze dhe këmbëngulëse për të arritur gjithmonë atë që dua. Edhe në balet ka bërryla?
Sa të duash. Madje mund të them që ndoshta ka më shumë se në çdo profesion tjetër. Kjo ndodh sepse jo të gjithë bëhen të zgjuar sa ta lënë karrierën në kulmin e vet, për t’i lënë hapësirë dikujt tjetër. Në të shumtën e rasteve rrëmbehen nga ambicia e sëmurë për vendin që kanë zënë dhe nuk e lëshojnë deri sa t’i lëshojë vendi ata...
Na tregon dot ndonjë rast kur dikush ka dashur të të prishë punë, ose të të pengojë të bësh diçka? (na trego situatën nëse s’përmend dot emra).
As situatën nuk e tregoj dot, sepse do të kuptohej dhe këtu merret vesh çdo gjë. Di të them që kanë qenë të shumta herët që kanë dashur të më prishin punë, por sa më shumë janë munduar aq më tepër sukses kam pasur unë në çdo shfaqje. Konkretisht edhe tek shfaqja e fundit për të cilën ju fola më lart.
Çfarë kompromisi të është dashur të bëje për t’u rritur në detyrë?
Kam bërë kompromis veç me veten... Kam punuar me veten që t’i mbys nervat që i kam shumë të këqija dhe që përgjithësisht nuk duroj dot. I kam imponuar vetes qetësinë e duhur për të bërë rolin e budallaçkës... Në shumë raste më është dashur të hesht dhe të mos dal me shpatë në dorë. Lufta ka qenë vetëm me veten.
Çfarë nuk do pranoje kurrë të bëjë, edhe po të të ofronin atë çka ëndërron në këtë profesion?
Unë për moshën që jam, kam realizuar shumë nga ëndrrat e mia. Por nuk do të pranoja të bëja asgjë që është jashtë skenës dhe profesionit tim. Meqë po flasim për këtë, cila është ëndrra jote? Ku do të doje të arrije profesionalisht?
(qesh) A do të mjaftonin të gjitha vitet e jetës për të numëruar ëndrrat njerëzore. Njeriu nuk kënaqet kurrë plotësisht. Profesionalisht jam e bindur që kurrë nuk do të them “Po, kjo është ajo që do doja, se jam tepër kërkuese ndaj vetes. Por qëllimi kryesor është të arrij deri aty sa të më dojë skena dhe publiku të më shohë në skenë në kulmin tim.
Për një femër të bukur është më e lehtë apo më e vështirë?
Në televizion është shumë më e lehtë, por në skenë duhet të kesh mend, këmbë, krahë dhe një trup të bukur që ta kesh më të lehtë.
Cilën kohë konsideron si kulmin e karrierës tënde?
Çdo herë që bëj një shfaqje jam më mirë se shfaqjen që sapo ka kaluar. Po sigurisht pas disa vitesh, kur të arrij kulmin tim dhe të kem shumë role në repertorin tim si balerinë, atëherë do e lë karrierën, që njerëzit të më mbajnë mend në majat e mia e jo duke rënë. Profesioni ynë është me afat skadence për shkak të moshës. Pra balerinin e lënë këmbët, jo se një balerin do të lërë profesionin.
Cila është pjesa (e luajtur në skenë) që ke dashur më fort nga të gjitha? Pse?
Të gjitha i kam dashur shumë sepse kanë qenë role të rëndësishme për karrierën time, si roli i parë si soliste që kam bërë kur isha në vitin e parë në gjimnaz tek “Halili dhe Hajria” në rolin e arabes. Po ashtu edhe rolet gjatë vitit të katërt tek Arrëthyesi, Flakët e Parisit, Ave Maria, Mirta tek Zhizel”, Carmina Burana, Don Kishoti… Pra janë shumë role, por ky i fundit tek “Ëndrra e një nate vere” ishte më specifik sepse ishte roli i një princeshe. Unë gjithmonë, që e vogël i kam thënë vetes që jam princeshë dhe në shoqëri ashtu e kam pseudonimin. Ndaj ishte vërtetë një ndjesi e mrekullueshme, unë e ndjeva plotësisht veten princeshë, e gjithçka rrotullohej rreth meje dhe mbretërisë sime. E kam shijuar pafund!
Cilën pjesë do të doje të sillje para publikut si soliste?
Më kanë mbetur akoma shumë role e pjesë që dua t’i sjell. Bukuroshen e fjetur, Karmen, Hirushen, Korsar, Katedralen e Parisit, Mjelmën e Zezë, që në Shqipëri s’është vënë kurrë e shumë e shumë të tjera... Ke ndonjë balerin që e adhuron, që të frymëzon? Qoftë shqiptar apo i huaj... Kam balerinën e njohur botërisht Natalia Makarova. Ajo ka dhe fizikun tim, është mjaft e mirë teknikisht dhe shumë skenike.
Një balerinë profesioniste sa orë në ditë kalon në palestër?
Një balerinë profesioniste duhet të paktën të kalojë tetë orë në sallën e baletit. Është një profesion sa i bukur dhe i lehtë për sytë e publikut, aq shumë i vështirë për atë që e ushtron këtë profesion.
Sa orë të lira të ngelen për veten tënde? Si i kalon zakonisht?
(qesh) Kur kam role dhe balete të mëdha më mbetet vetëm pushimi prej tre orësh i drekës për të ngrënë dhe pushuar pak. Punojmë paradite, pasdite dhe nuk kemi kohë të lirë. Kur nuk jam shumë e angazhuar më mbetet e gjithë pasditja bosh. Shkoj në kinema, tek Teatri Kombëtar, dal për kafe me miqtë e mi që janë jashtë fushës së baletit…
Për të dashuruar ke kohë? Çfarë ka i dashuri yt, që të bëri të dashuroheshe?
(qesh) Njeriu për dashurinë e gjen gjithmonë kohën. Nëse nuk je i mbushur shpirtërisht, nuk mund të kesh kurrë sukses. Unë jam e dashuruar me çdo gjë të bukur që më rrethon, familja, puna e miqtë. Nuk kam të dashur.
Ke në plan të martohesh, të krijosh familje? Apo karriera është e para?
Cila nga femrat nuk e ëndërron ditën e martesës vet... Mund të them se çdo gjë duhet të bëhet në kohën dhe momentin e duhur. Tani dua të plotësohem si femër nga ana financiare dhe me një karrierë të mirë. Burri aty është, pret (qesh).
Nëse s’do ishe bërë balerinë, çfarë do ishe bërë? Çfarë pasionesh të tjera ke?
Po të ishte mundësia do isha bërë patinatore, ka qenë ëndrra ime e parë. Po dhe aktore do isha bërë. Ndoshta edhe stiliste… Këto janë gjëra që deri tani i kam provuar dhe e di që kam talent.
Më lart na tregove se ke agjëruar Muajin e Ramazanit? Sa i vështirë është agjërimi për një balerinë? Çfarë kuptimi ka ky përkushtim për ty?
Agjërimi s’është i vështirë për asnjë person, përveç atyre që janë të sëmurë. Aq më pak për një balerin. Të agjërosh është e lehtë, nëse vërtetë ke dëshirë ta bësh. Unë besoj shumë në Zot dhe në momentet e mia të vështira flas e i lutem Zotit e gjithmonë kam gjetur zgjidhjen e duhur. Të agjëroj është më e pakta që mund të bëj. Kur Zoti më ka dhënë mundësinë të jetoj dhe të arrij ato që dua me punë e ndershmëri. Agjërimi është një formë e mrekullueshme përkushtimi. Ndihem veçanërisht e lumtur gjatë Muajit të Ramazanit.
Kur të kthehesh nga pushimet, çfarë planesh ke? Cilat janë surprizat e sezonit të ri?
Kur të kthehem kam në plan të filloj fuqishëm në sezonin e ri dhe të jem sigurisht soliste në baletin e ardhshëm. Nuk mundem ta them se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, sepse surprizat duhen të mbeten të tilla, jo të zbulohen (qesh).
(m.a/summer pages/BalkanWeb)