Kryeministri holandez zoti Jan Peter Balkenende uron Kryeministrin Berisha për rizgjedhjen në detyrën e Kryeministrit
Kryeministri Berisha mori një mesazh urimi nga Kryeministri i Hollandës zoti Jan Peter Balkenende, për rizgjedhjen e tij në detyrën e Kryeministrit.
Në mesazhin e tij, zoti Balkenende shprehet:
“Shkëlqesia juaj,
Ju lutem pranoni përgëzimet e mia të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë. Unë ju uroj të keni sukses në angazhimet tuaja dhe në detyrat që ju parashtrohen.
Unë pres me padurim të vazhdoj bashkëpunimin me ju, si në nivelin bilateral ashtu dhe në atë multilateral. Kujtoj këtu bashkëpunimin tonë më kuptimplotë se asnjëherë tjetër, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Unë gjithashtu shpresoj që vendi juaj të vazhdojë të njohë progres në hapat drejt integrimit evropian.
I juaji sinqerisht.
Dr. Jan Peter Balkenende
20/10/2009