Aktori i sukseshem gjermano-shqiptar Blerim Destani

Nuk eshte e lehte te marresh nje orar takimi per interviste me aktorin e ri Blerim Destani. Ne kete konkluzion arrita pas tre muaj perpjekjesh per te kontaktuar direkt me te. Aresyeja eshte fare e thjeshte jo sepse atij i mungon deshira por angazhimi intensiv e veshtiresoi kete takim. Blerimi ku mbillet skorret. Sot ne Ahen neser ne Berlin javen e ardheshme ne Tirane pas dhjete ditesh ne Holande prej andej ne Los Anxhelos dhe me pas ne Tetove e Prishtine. Jane keto vendbanimet mjaft te dashura te se perditshmes se tij. Suksesi i tij si aktor por dhe ambicja e tij si producent filmash e bejne djaloshin me origjine nga Tetova mjaft te kerkuar.
I lindur ne Gjermani ne Stolberg ne vitin 1981 dhe i rritur ne Tetove talentin e tij per aktrim do ta zbulonte qysh ne moshen 14 vjecare ku ai interpretoi ne rolin e pare te tij ne nje film televiziv shqiptar Atje ku lind dielli. Qysh nga vitit 1998 ai jeton dhe punon me shume mes Gjermanise dhe Maqedonise. Studimet e aktrimit ai i kreu ne Gjermani dhe ne Angli.
Synimi jo vetem puna para kameras por edhe ambicje te tjera
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Blerim Destani ne filmin Dosja K
Pas studimeve Blerimin do ta shohim ne nje sere rolesh kryesore apo te dyta ne filma gjermane me metrazh te shkurter dhe te gjate. Me pasion kam arritur te realizoje deshiren time endrren per te qene aktor. Punoj me shume pasion. Une jam i lumtur qe hapat e pare qe hodha ne kinematografine gjermane qente te sukseshem. Me kete mu hap rruga per tu ngjitur me lart ne kete fushe. Tani qe kam edhe pervojen mund te them se te ardhmen e kam me lehte.
Por Blerimi nuk mjaftohet me kaq. Ai ka ambicje edhe me te medha per te ardhmen Kinematografia eshte pasioni im tani per tani aktrimi para kameres me permbush plotesisht por ne te ardhmen mund ta provoj te gjendem edhe pas kameres. Pra me intereson filmi si krijimtari. Blerimi kohe me pare perfundoi xhirimet e filmit Gone back ne Holande me regjisorin e ri Erest Meholli. I gjithe filmi eshte xhiruar ne gjuhen angleze dhe ai interpreton se bashku me artiste te tjere shqiptare.
Bekim Fehmiu idoli i tij
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Artisti Bekim Fehmiu te cilin e frymezon Blerimi Destani
Per publikun shqiptar Blerimi u be mjaft i dashur me rolin e Shestanit ne filmin Koha e kometes. Ky film i hapi shume dyer Blerimit ne kinematografine nderkombetare. Boshti i filimit eshte mrekulia humane ne te cilen mbizoteron dashuria qe sfidon pushtetet fetare dhe perjashtimin e izolimin qe rrjedhin prej tij. Filmi i kineastit Fatmir Koci eshte nje prodhim gjermano-shqiptar me imazhet poetike dhe baritore te sjella nga mjeshtri irlandez i kameras Donal Gilligan.
Blerim Destani nuk e fsheh admirimin qe ka per artsitin e njohur shqiptar te skenes nderkombetare Bekim Fehmiu. Per mua ai ka qene dhe mbetet nje frymezim i pashtershem. Rrugetimi i tij drejt nje karriere nderkombetare qe ne moshe te re me frymezoi edhe mua per ta hedhur veshtrimin pertej horizontit. Deri tani jam i kenaqur me rrugen qe kam ndjekur por ende ka shtigje ne horizonte te reja qe dua ti shkel.
Aktori ne kerkim te suksesit edhe ne jeten private
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Blerim Destani fragment filmi
Aktori i mirenjohur Blerim Destani eshte nderuar me cmimin Gladiatori i arte per kategorine e interpretuesit me te mire ne edicionin e trete te Festivalit Nderkombetar Veror te Filmit ne Durres. Juria e festivalit e nderoi per interpretimin e rolit te Nazim Tahirit ne filmin belg DOSSIER K..Ky film u vleresua me shume cmime nderkombetare dhe u shit ne me shume se 30 vende ku perfshihen edhe SHBA promovuar nga Sony Picture Classics. Pas interpretimit ne filmat si Metropolet Kosova-Desperate Search Ein Fall fr Zweietj. Blerimi luajti se fundi edhe ne filmin e ri Pariser Platz-Berlin.
Djaloshi 30 vjecar megjthese mjaft i suksesshem si artist duket se ende nuk e ka arritur suksesin ne jeten e tij private. Ai eshte ne kerkim te vajzes qe do ti rrembeje zemren per tia ndryshuar jeten prej beqari.
Autor Mimoza Kelmendi
Redaktoi V. Filaj-Ballvora