E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri i Algjerisë refuzon dorëheqjen

Kryeministri i Algjerisë, Ahmed Ouyahia bëri të ditur se nuk do të japë dorëheqje, ndërkohë që disa parti të opozitës kërkojnë emërimin e një qeverie teknike për garantimin e transparencës së zgjedhjeve parlamentare të parashikuara për në maj në Algjeri.

"Do të qëndroj në detyrë dhe nuk do të jap dorëheqje. Vendimi për dorëheqjen e qeverisë i takon atij që e emëroi", deklaroi Ouyahia në një konferencë shtypi.

"Nuk mund të marr vendim në vend të presidentit Abdelaziz Bouteflika. Askush nuk mund ta bëjë këtë në vend të tij", shtoi ai.

Ouyahia, kreu i Grumbullimit kombëtar demokratik, RND në pushtet, bëri të ditur gjithashtu se nuk i trembet një koalicioni islamik gjatë zgjedhjeve të ardhshme.

Sipas kryeministrit, këto zgjedhje pritet të zhvillohen në pesëmbëdhjetë ditshin e parë të majit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›